Nga Gjergj KOLA

Dita e sotme është e veçantë për një emër të njohur të boksit shkodran dhe atij shqiptar. Ish- kampioni i Vllaznisë Oltion Kraja feston 43 vjetorin e lindjes dhe padyshim që këtë ditë ai do të mundohet ta kalojë sa më mirë me njerëzit e tij të zemrës.

Me këtë rast në emër të redaksisës së gazetës “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera këtij kampioni në ring dhe kampioni si njeri.

Oltion Kraja ka lindur ne Shkoder me 3 maj 1981 dhe është një emër i njohur në këtë sport sepse ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e ekipit të Vllaznisë për vite me rradhë, duke ndihmuar jo vetëm në fitimin e titujve dhe kupave për ekipin, por jo të pakta janë edhe sukseset e tij personale.

Ndërkohë prej pese vitesh Olti ka nisur rrugëtimin e tij si arbitër sepse nuk mund të ndahet kollaj nga sporti i boksit, të cilit i kushtoi rininë e tij.Edhe këtu ka krijuar profilin e një arbitri shumë serioz dhe korrekt dhe padyshim që sporti shqiptar ka nevojë për të tilla figura./www.shkodrasport.com/