Per njerin nga figurat kryesore te sportit te peshengritjes ne Shkoder por edhe ne Shqiperi, Petrit Hoxhen, dita e sotme eshte e veçante. Ai feston 66 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport”, por edhe gjithe lexuesve te saj i urojme atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Petrit Hoxha ka lindur ne Shkoder me 21 gusht 1958 dhe rinine e tij perpos studimeve, do t’ia kushtonte sportit dhe konkretisht atij te peshengritjes, me te cilin do te lidhej ngushtesisht.
Si sportist eshte munduar te lere gjurme gjate viteve qe ka perfaqesuar Vllaznine dhe Dinamon, por sukseset me te medha do t’i kishte si trajner. Ne fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, Petriti do te drejtonte ekipin e Vllaznise drejt sukseseve te medha teksa e shpall ate disa here kampion dhe fitues te Kupes se Republikes.
Rrjedhoje e kesaj pune, ai zgjidhet edhe si trajner i ekipit tone kombetar dhe do ta drejtonte ate ne Lojerat Olimpike te vitit 1992 ne Barcelone ku nga kater peshengrites pjesmarres, tre ishin shkodrane dhe pikerisht Genc Barkiçi, Sokol Bishanaku dhe Dede Dekaj.
Ky i fundit do te arrinte nje rezultat fantastik i cili edhe sot pas 28 vitesh ende nuk eshte arritur. Kjo fale talentit te Dekajt por edhe punes qe beri me te trajneri Hoxha.
Ky i fundit me kalimin e viteve emigroi drejt Gjermanise, vend ku jeton edhe sot e kesaj dite, megjithate u rikthye ne Shqiperi pak vite me pare kur iu besua serish drejtimi i ekipit kombetar dhe serish rezultatet nuk i munguan por projekti i tij nuk zgjati shume dhe u largua.
Petrit Hoxha eshte gjithnje prane sportit te peshengritjes, edhe sot e kesaj dite, me mendimet dhe idete e tij nderkohe qe para pak vitesh, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, u vleresua nga Bashkia Shkoder si “trajner i shekullit”.
Gjergj KOLA