Ka qene nje nga zerat me te dashur te sportdashesve ne mbare vendin. E degjonin ne fundjave duke transmetuar ne Radio- Tirana ndeshjet e Beselidhjes nga stadiumi i Lezhes dhe sigurisht qe kenaqeshin me menyren si transmetonte, me zerin e tij dhe mbi te gjitha mbi artikulacionin e duhur, çka te jepte te kuptoje se kishim te benim me nje gazetar dhe radiokronist shume te formuar nga ana profesionale.
E kemi fjalen per nje emer shume te njohur, Zef Shtjefnin. Prej me teper se dy dekadash tashme i eshte perkushtuar biznesit te tij dhe nuk ka me kohe te merret me gazetarine, por gjithsesi periudha 15-16 vjeçare qe kaloi prane tij, i ka mbetur ende ne kujtese.
Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo date perkon me ate te ditelindjes se tij. Ai feston 63 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, redaksia e gazetes “Shkodra Sport” ne emer edhe te te gjithe lexuesve te saj, i uron Zef Shtjefnit edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ai ka lindur ne Lezhe me 10 prill 1960 dhe ne rinine e tij eshte marre edhe me futboll. Keshtu per 7 vite ka luajtur me te rinjte dhe te rriturit e Beselidhjes ne kategorine e pare. Por lidhja e tij me sportin nuk eshte mbyllur ketu sepse me pas ka qene permbi 15 vite ne mikrofonin sportiv te Radio Tiranes si radiokronist ne emisionin e mirenjohur “Nga njera ndeshje ne tjetren”.
Si radiokronist ka nisur karrieren ne vitet 1984-85. Momentet e bukura ne komentim kane qene te shumta per te, por Zefi si me te bukurin mban mend trasmetimin e ndeshjes se kombetareve Gjermani- Shqiperi ne Leverkusen. Trasmetimi i nje ndeshje me 97 minuta emocione live direkt nga press tribune, ka mbetur gjate edhe sot ne mendjen e tij.
Prej 30 vitesh i jam dedikuar biznesit brenda e jashte vendit, por me kryesoret jane dy fabrikat e medha te prodhimeve industriale te qeramikes. Keshtu nga 4 fabrika te tullave e blloqeve qeramike qe ka vendi, 2 jane te miat e drejtohen drejtperdrejte prej meje.
Nderkohe prej 30 vitesh, Zef Shtjefni merret edhe me biznes dhe kjo gje ia ka bere te pamundur te merret me tej me komentimin e ndeshjes, por gjithsesi ka arritur te lere gjurme dhe nje emer ne “skuadren” e radiokronisteve shqiptare.
Gjergj KOLA