Nga Gjergj KOLA

Peshengritja vazhdon te jete ne pararajen e sportit shqiptar dhe medaljet ne arenen nderkombetare nuk mungojne kurre per te. Keshtu ndodhi edhe se fundi ne Kampionatin Europian kur sportistet tane moren disa medalje. Por ne kete mori suksesesh kane merite edhe trajneret e ketij ekipi dhe nje nder to padyshim qe eshte shkodrani Artur Lagja.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me 50 vjetorin e lindjes se tij dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Artur Lagja ka lindur ne Shkoder me 21 shkurt 1974 dhe ne rinine e tij zgjedh sportin e peshengritjes per ta ushtruar dhe nuk gabon sepse duket se ishte lindur per te. Pas sukseseve me ekipet e moshave, ne vitin 1991 kalon me ekipin e te rriturve dhe nje vit me pas shpallet kampion kombetar ne peshen e tij dhe njekohesisht ndihmon edhe Vllaznine te shpallet kampione e vendit.

Merr pjese ne Turneun Nderkombetar te Antalias ne Turqi ku arrin te fitoje medaljen e bronzit. Artur Lagja njekohesisht eshte edhe rekordmen i vendit. Ne garat e Kupes se Republikes qe u zhvilluan ne mars te vitit 1996, ai do te thyente 4 rekorde kombetare ne peshen 91 kg.

Ne vitin 2000 konkurron ne peshen 105 kg, ngre 305 kg ne dygaresh dhe ze vendin e pare duke u shpallur ne kete menyre serish kampion kombetar. Pas ketij viti dhe deri me 2006 provon disa eksperienca te ndryshme jashte vendit. Kthehet perseri te Vllaznia dhe ne kampionatin kombetar te ketij viti duke konkurruar serish ne peshen 105 kg, ngre 308 kg ne dygaresh duke u shpallur serish kampion i vendit.

Nderkohe pas lenies se sportit, ka nisur te beje detyren e trajnerit te cilen e vazhdon edhe sot me shume pasion si duke drejtuar ekipin e Vllaznise dhe po ashtu edhe ate kombetar. Arturi pasionin per sportin e peshengritjes, e ka perçuar edhe tek i biri- Sajmiri i cili konsiderohet nje nga sportistet me me te ardhme ne vend.

Per te gjithe keto suksese te arritura, Artur Lagja ne shkurt te vitit 2021 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Njekohesisht ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, eshte vleresuar si “Sportist i Shekullit” nga Bashkia Shkoder dhe Sportklub Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/