Nga Gjergj KOLA

Kur flasim per futboll dhe per gola, natyrisht qe nuk ka sesi te mos na shkoje menjehere mendja tek nje emer: Vioresin Sinani, golashenuesi me i mire ne gjithe historine e kampionateve shqiptare.

Autori i 208 golave, vetem ne kampionatin shqiptar, ka sot ditelindjen, mbush 47 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Viori eshte personifikimi i golit, i lojtarit te talentuar dhe njeriut te shkelqyer. Pas nje shkeputje nga futbolli, tashme eshte serish pjese e Vllaznise teksa aktualisht mban postin e zevendestrajnerit te ekipit te pare te saj.

Dhe ne fakt ai ka se çfare t’u mesoje futbollisteve te rinj. Karriera e tij e shkelqyer me Vllaznine, Tiranen, Besen, por edhe ne Kroaci e Turqi, apo dhe me kombetaren shqiptare, e bejne ate nje emer shume te respektuar ne futbollin shqiptar dhe jo vetem.

Vioresin Sinani eshte nje figure qe i ben nder Shkodres dhe klubit Vllaznia dhe padyshim qe te gjithe krenohen me ate se çfare ai ka arritur gjate karrieres se tij. Jo më kot, Presidenti i Republikes i ka akorduar edhe titullin e larte “Mjeshter i Madh” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Klubit Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/