Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per atletiken shkodrane, kuptohet qe e gjithe vemendja te shkon menjehere tek ekipi i femrave i Vllaznise se viteve ’60- ’70, kur nen drejtimin e te madhit Feti Dizdari, u shpall 15 vite kampion i Shqiperise.

Dhe pjese e kesaj plejade te arte sportistesh ka qene edhe Myzejen Duli (Dervishi). Nje sportiste e shkelqyer, kampione dhe rekordmene. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ajo ka ditelindjen, feston 78 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Myzejen Duli ka lindur ne Shkoder me 10 maj 1946 dhe shume shpejt do te angazhohej me sportin e atletikes ku do te spikaste menjehere per talentin e saj. Si rrjedhoje, do te shpallej disa here kampione kombetare ne disiplina te ndryshme shpejtesie, kryeisht te shpejtesise.

Ai ka arritur madje qe brenda 2-3 ditesh sa zgjaste kampionati, te konkurronte me sukses deri ne 4 gara si ne 60 m, 100 m, 200 m dhe ne stafeten 4×100 m. Por perpos titujve kampione, Myzejeni ka spikatur edhe si rekordmene, raporton shkodrasport.com

Ka arritur te thyeje 7 here rekordin kombetar ne gares se 100 metrave dhe 2 here rekordin kombetar te gares se 200 metrave.Myzejen Duli ka qene pjese e ekipit te te rriturave te Vllaznise ne vitet 1962-1972 dhe njekohesisht ka qene edhe anetare e ekipit tone kombetar. Pjesmarrese ne shume aktivitete nderkombetares, ndersa te cilet edhe ne Kampionatin Europian qe u zhvillua ne Budapest ne vitin 1966.

Jeta e saj ne fakt ka qene e lidhur ngushtesisht me sportin sepse edhe bashkeshortin e gjeti tek atletika, te ndjerin Enver Dervishi, ish- atlet dhe trajner i njohur i Vllaznise. Nderkohe edhe dy prej femijeve te tyre jane marre me sport, djali i madh Ermali, nje futbollist i njohur i Vllaznise ne vitet ’90, nderkohe qe “qershia mbi torte” do te ishte djali tjeter, Edmiri, qe ndoqi rrugen e prinderve te tij dhe u be kampion dhe rekordmen ne atletike.

Myzejen Duli eshte vleresuar edhe si “atletja e shekullit” e Sk Vllaznia ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te tij. Ne fakt, ajo e meriton çdo nderim e vleresim per ate qe i ka dhene atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare./www.shkodrasport.com/