Nga Gjergj KOLA

Nëse themi që shumica e sporteve në Shqipëri, i ka fillesat e tyre në Shkodër, normalisht që bashkëudhëtarë me ta kanë qenë edhe gazetarët sportivë që në fakt ky qytet i ka patur dhe i ka të shumtë.

Mjafton të përmendim emrat e parë të Palok Nikës, Anton Mazrekut, Rifat Uruçi etj, për të mbërritur tek personazhi i sotëm, Namik Mehmeti. Ai është një nga emrat e njohur të gazetarisë sportive shkodrane dhe asaj shqiptare prej plot 62 vitesh.

Po ndalemi tek kolegu ynë dhe miku dhe bashkepunetori i “Shkodra Sport” sepse ai ka pikërisht sot ka ditëlindjen e tij, feston 83 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, redaksia e gazetës sonë i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Namiku ka lindur në Shkodër më 18 Maj 1941. Karrierën si gazetar sportiv e ka filluar qe nga viti 1961 me nje kontribut te vleresuar per pasqyrimin e sportit shkodran e te Vllaznise, jo vetem per sa i perket futbollit por per te gjithe sportet, nga atletika deri tek alpinizmi.

Ka evidentuar ne vitet e demokracise te gjitha figurat sportive qe ishin lene ne harrese nga rregjimi komunist duke e bere te njohur kontributin e tyre qe nga themelimi i Vllaznise.

Sëbashku me koleget e tij ne Shkoder ka krijuar shoqaten publicistike “Anton Mazreku”. Ndërkohë ka qene kryeredaktor i te pares gazete sportive lokale ne Shqiperi, “Vllaznimi Sportiv”, e krijuar ne 1991.

Eshte anetar i AIPS (Shoqata nderkombetare e gazetareve sportive) qe nga viti 1995 dhe njekohesisht anetar i kryesise se gazetareve sportive shqiptare. Eshte dekoruar nga Presidenti i Shqiperise z. Sali Berisha me medaljen Naim Frasheri klasa III.Eshte vleresuar me çmimin kombetar per gazetari “Anton Mazreku”, ndërkohë që Këshilli Bashkiak Shkodër i ka dhënë çmimin “Palok Nika”.

Vazhdon te bashkepunoje me revisten “Futbolli Shqiptar” e kuruar nga Besnik Dizdari si dhe është bashkëpunëtor i rregullt i gazetës sportive online “Shkodra Sport”./www.shkodrasport.com/