Nga Gjergj KOLA

Në basketbollin shkodran ka patur shumë emra të mëdhenj të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset e ekipit të Vllaznisë. Por njeriu që ka më shumë suksese të arritura në këtë sport është një: Bledar Gjeçaj.

Po ndalemi tek ky personazh i njohur i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar sepse pikerisht sot ai feston 55 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Bledar Gjeçaj ka lindur ne Shkoder me 4 mars 1970 dhe zgjedh te merret me basketboll qe ne moshe te vogel dhe vazhdon ta beje kete gje edhe tani qe ka mbushur 54 vjeç. Ka krijuar nje emer te mire dhe te nderuar nga te gjithe.

Si basketbollist me Vllaznine, ai ka arritur të shpallet kampion pesë herë si sportist në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000 dhe atyre u ka shtuar edhe tre tituj të tjerë kampionë si trajner në sezonet 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-206. Në total 8 tituj kampionë, më shumë se kushdo tjetër.

Perpos Vllaznia, ai ka luajtur edhe ne Kosove ku per 5 vite me rradhë u shnderrua ne një idhull te tifozërisë së atjeshme sepse spikaste me lojen dhe grinten qe tregonte ne fushen e lojes.

U kthye në Shkodër duke nisur punën si trajner, duke e drejtuar me sukses ekipin e meshkujve me te cilin fitoi 3 tituj kampione, ndersa per dy sezone drejtoi edhe ekipin e femrave të Vllaznisë. Ndersa prej veres se vitit te kaluar eshte bere pjese e stafit te ekipit Bashkimi i Prizrenit. Pasionin e tij për sportin e basketbollit, Bledari e ka trasmetuar tek i biri- Vetoni, i cili tashmë është pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë./www.shkodrasport.com/