Nga Gjergj KOLA

Ne historine e basketbollit shkodran por edhe te sportit te ketij qyteti ne veçanti, ai ka dhene nje kontribut te madh. E kemi fjalen per ish- basketbollistin, trajnerin dhe drejtuesin e SK Vllaznia Valter Kalaja. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me kater vjetorin e ndarjes se tij nga jeta dhe si rrjedhoje eshte nje tjeter moment per ta kujtuar ate.

Ai u nda nga jeta me 12 shkurt 2021 ne moshen 79 vjeçare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ka jetuar vitet e fundit, por duke lene pas shume kujtime te bukura te jetes se sportit.

Valter Kalaja ka lindur ne Shkoder me 29 nentor 1941 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me basketboll, nisur edhe nga te dhenat fizike. Ne moshen 18 vjeçare i eshte bashkuar ekipit te pare te Vllaznise perkrah emrave te tille si Esat Haxhi, Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Luan Shatku, Skender Osmani, Renato Radojën, Filip Guraziun etj., si dhe përkrah bashkëmoshatarëve të tij si Zyhdi Çoba, Angjelin Shiroka, Gjon Tarri etj.

Karriera e tij si basketbollist nuk eshte shume e gjate, megjithate Valter Kalaja nuk do te largohej nga sporti i tij i preferuar, basketbolli. Ne vitet ’80 d0 te merrte drejtimin e ekipit te femrave me te cilin arrin disa suksese, teksa veçohet vendi i parë dhe medaljet e arta në Spartakiadën e Katërt Kombëtare, atë të vitit 1979.

Nderkohe me pas do t’i besohej drejtimi i Klubit Sportiv Vllaznia, ku rolin e shefit te tij permbi nje dekade, sukseset e te gjithe ekipeve shkodrane kane qene te shumta.(www.shkodrasport.com)