Nga Gjergj KOLA

Dita e sotme perkon me njevjetorin e ndarjes nga jeta te nje prej emrave te shquar te boksit shkodran dhe shqiptar- Viktor Martinit, i cili i dha lamtumiren te gjitheve pak kohe para se te mbushte moshen 80 vjeç.. Data 27 shtator do te kujtohet gjithmone nga familja e tij dhe jo vetem sepse kemi patur te bejme me nje figure te shquar dhe nje njeri shume pozitiv. Prandaj ne kete pervjetor eshte momenti per ta kujtuar serish ate

Viktor Martini ka lindur më 5 dhjetor 1943 dhe nga të gjithë sportdashësit kujtohet si një prej boksierëve më të mirë të kohës së tij. E ka filluar sportin në vitin 1958 kur ishte vetëm 15 vjeç dhe menjëherë do të vinin sukseset e para teksa do të shpallej fillimisht kampion i Shqipërisë me të rinjtë.

Kalon me të rriturit dhe si pjestar i ekipit të Vllaznisë do të shpallej dy herë rresht kampion, pikërisht në vitet 1961 dhe 1962, por ëndrrat e tij për boksin do të ndërpriteshin një vit më pas sepse u vendos mbyllja e sportit të boksit në vendin tonë.

Me rihapjen e boksit në vitin 1991, do të angazhohej bashkë me Shyqyri Halilin, Zef Gjonin, Ramiz Halilin, Fadil Efovijën, Tonin Demën, Kolec Ashikun, Kujtim Demin etj për ngritjen e ekipit të Vllaznisë dhe me punën e tij si trajner do të spikaste duke nxjerrë me duart e tij shumë boksierë kampionë.

Do të vazhdonte të ishte trajner i Vllaznisë deri në vitin 2004 (me shkëputje të herëpashershme) dhe nga rradhët e tij ka nxjerrë sportistë të cilët Viktori i ka evidentuar gjithmonë dhe mbi të gjithë dy emra kampionësh: Besnik Gjetajn dhe Sead Bushatin. Ky është profili i këtij njeriu që ka qenë kampion dhe ka nxjerrë kampionë./www.shkodrasport.com/