Nga Gjergj KOLA

Dita e sotme perkon me njevjetorin e ndarjes nga jeta te ish- futbollistit te Vllaznise se viteve ’60-’70 Nuh Isufi. Ai u nda nga jeta si sot nje vit me pare me 22 shtator, ne moshen 77 vjeçare pas nje semundje te rende dhe ky eshte momenti i duhur per ta kujtuar serish ate. Per me teper, qe ai vazhdon t’i mungoje edhe futbollit dhe vendi i tij ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” ku i shikonte gjithmone ndeshjet perkrah shokeve te tij, ka mbetur bosh.

Nuh Isufi ka lindur ne Shkoder me 1 gusht te vitit 1946 dhe me futbollin do te angazhohej shume shpejt, duke qene fillimisht pjesmarres ne Spartakiadat e shkollave ku ka spikatur per aftesite e tij dhe kjo ka bere qe te vijoje te merret me futboll duke u aktivizuar me ekipet e moshave te Vllaznise.

Njekohesisht ndjek edhe shkollen dhe si rrjedhohet caktohet te punoje fillimisht ne Qytetin Stalin ku dhe luan me ekipin e Naftetarit per 3-4 vite duke u rikthyer me pas serish ne Shkoder tek Vllaznia ku luan edhe per 2-3 sezone te tjera me shume sukses ne rolin e “alos” se majte. Ka luajtur deri ne fillimin e viteve ’70 dhe me pas detyrohet te braktise fushen e blerte. Megjithate ka qene gjithmone prane sportit te tij te dashur, por tashme ne rolin e tifozit perkrah veteraneve te tjere kuqeblu./www.shkodrasport.com/