Nga Gjergj KOLA

Ne historine e volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, emri i Franc Jakoves ze nje vend te nderuar. Ka qene nje nder volejbollistet me te shquar te vendit ne vitet ’50-’60, nderkohe qe me pas do te linte gjurme edhe si trajner. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me 88 vjetorin e lindjes se tij dhe prandaj eshte nje moment i mire per ta kujtuar dhe rikthyer ne vemendjen e te gjitheve.

Franci ka lindur me 20 prill te vitit 1936. Angazhohet qe ne moshe te vogel me sportin e volejbollit duke u bere me vone nje emer shume i njohur. Ka luajtur per shume vite me rradhe me ekipin Vllaznise, Dinamos dhe te kombetares shqiptare.

Me pas do ta nderpriste volejbollin sepse do te shkonte ne Bashkimin Sovjetik per te kryer Studimet e Larta ne fakultetin juridik. Kthehet ne Shqiperi dhe emerohet gjykates ne Gjykaten e Rrethit Shkoder. Por njekohesisht do te emerohej edhe trajner i ekipit te volejbollit te meshkujve te Vllaznise ne fundin e viteve ’60 dhe fillimin e viteve ’70.

Po si ka qene Franc Jakova si trajner? Pershkrimin me te mire per te, e jep nje nga ish- volejbollistet e Vllaznise se asaj kohe Nasho Bakalli kur shkruan: “Franci ishte trajner dhe mësues njëherazi. Jo shumë ishin në numër ata trajnerë që ia dilnin të përballonin, me etikë të shëndoshë e dije të dobishme sportive, stërvitjet ekipore pesë ditë në javë dhe ndeshjet e të dielave të kampionatit; të kupës të Republikës; e të tjera veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.

Nuk mbaj mend, sepse nuk ka ndodhur, që Franci ta ketë ngritur zërin; apo, të mbante mëri e ta “gozhdonte” në stolin e rezervave ndonjërin prej nesh, volejbollistëve. Sa herë që ne gabonim apo dredhonim në kryerjen e ushtrime stërvitore ai, vetëm buzëqeshte. Kaq mjaftonte që ne të ulnim kokën. Kur ne, lojtarët, shiheshim shtrembër apo thumbonim me batuta njëri tjetrin – ndodh kjo gjë në sport edhe sot – Franci na shikonte drejt e në sy duke ngritur dorën lart si me përtaci, raporton shkodrasport.com

Kjo mjaftonte që ne të shuanim. Na mbeti peng të gjithëve, lojtarëve të ekipit – flas për tre kampionate rresht, aq sa unë luajta me “Vllazninë” – që u renditëm vetëm të dytët, pas Dinamos, në klasifikimin e përgjithshëm përfundimtar kombëtar. Nuk ia plotësuam dot dëshirën as trajnerit tonë të nderuar; vërtet i respektuar.

I kishim të tëra mundësitë, jo vetëm Francin trajner, po edhe Ali Bushatin, Tonin Fistanin, Sandër Palokën, Viktor Jubanin, Agustin Gjonin, Kujtim Danin … volejbollistë me emër në tërë Shqipërinë, dhe në ekipin kombëtar të volejbollit. Ende mbajmë barrën e dhimbjes për ato kampionate që nuk i fituam dot. Punë fati.

Nuk i kënaqëm plotësisht as sportdashësit, dhe as zyrtarët e klubit sportiv “Vllaznia” të Shkodrës. Megjithatë, askush prej tyre nuk ngucej të shprehte ndonjë ndjenjë sado të vogël pakënaqësie për Franc Jakovën. Jo se kishin droje po sepse, Franci nuk i lejonte vetes asnjë lloj shkapërcimi, nga korrektesa, në marrëdhëniet me to”.

Nje mendim shume pozitiv per Franc Jakoven si trajner jep edhe nje tjeter ish- volejbollist i Vllaznise, Agustin Gjoni i cili shprehet keshtu per te: “Francin e kam njohur heret si kundershtar, pikerisht ne fillimet e mia te karrieres dhe njekohesisht ne fundin e karrieres se tij si lojtar.

Me vone u mblodhem ne Shkoder. Ndoshta ishte nje rastesi qe nuk perseritet ma sepse erdhem ne nje kohe te gjithe. Meriten ne fillim per mbledhjen e ketij ekipi e kishte Tonin Bianku, edhe ai nje figure e mire qe na zgjedhur e pergatite ashtu si duhet.

Por Franc Jakova diti me na mbledh. Ishin elemente qe erdhen nga ekipe nga me te ndryshmet, na organizoi dhe na çoi ne nivele te larta. Marrja e tre Kupave te Republikes dhe ishim vazhdimisht nenkampione, kane qene padyshim edhe merite e ketij trajneri. Ai me punen e tij diti t’i marre keto suksese”.

Do te vazhdonte ta drejtonte Vllaznine deri ne vitin 1971 kur pas nje vizite ne Kosove, drejtuesit e Partise moren vendime te ashpra denimi per drejtuesit e ekipit, per gjoja “sjellje te pahijshme” dhe si rrjedhoje, e larguan edhe Francin nga detyra e trajnerit.

Franc Jakova ka mbyllur syte me 11 shkurt te vitit 2020, ne moshen 84 vjeçare, por duke lene pas nje kujtim shume te mire ne te gjithe komunitetin e volejbollit si nje sportist e trajner i shkelqyer./www.shkodrasport.com/