Suhejl Muharem është afrimi i radhës i Skënderbeut në merkato. Sulmuesi i krahut, i bashkohet korçarëve nga radhët e Strugës, që këtë sezon u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut.

21-vjeçari pas përfundimit të kampionatit, prishi kontratën me Strugën dhe doli futbollist i lirë në treg. Në kampionatin e fundit, Muharem luajti 15 ndeshje dhe arriti të shënojë dy gola, ndërsa u bë protagonist edhe me 3 asiste.

Sulmuesi nga Shkupi, më herët ka qenë pjesë e ekipit të vendlindjes, ndërsa ka provuar gjithashtu të luajë me Renovën dhe Rabotniçkin. Prej vitit 2021 u bashkua me Struga Trim Lum, ekip me të cilin luajti dy sezone dhe e mbylli si kampion.

Nje transferte e tille eshte mundesuar nga kompania e menaxhimit per te cilen punon edhe shkodrani i njohur Alsid Tafili, qe sebashku me bashkepunetoret e tij realizojne kesisoj nje tjeter levizje ne kampionatin shqiptar.