Pavarësisht fatkeqësisë familjare (vdekjes së parakohshme të të atit) Alsid Tafili nuk ka ndër mend të heqë dorë nga futbolli. Ai ka shkëputur të gjitha marëdhëniet me ekipin Patraikos të Patras në Greqi dhe së fundi ka rënë dakord për t’u rikthyer në kampionatin kosovar të futbollit. Pikërisht tek Liria e Prizrenit, aty ku ka luajtur edhe dy sezone më parë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit kosovar e cila e bën fakt të kryer tashmë këtë gjë. Tafili e ka ndihmuar Lirinë në sezonin 2008/2009 për t’u rikthye në elitë. Pas kësaj, ishte kthyer sërish në Shqipëri tek Laçi ndërsa herën e fundit ai luajti në fazën e dytë të sezonit 2009-10, kur shkodrani ndihmoi Lirinë për të fituar Kupën e Kosovës.

Tafili ishte edhe hero i ndeshjes ndaj Vëllaznimit të Gjakovës të cilën Liria e mundi në final falë dy golave të Tafilit. Golat e shënuar në atë ndeshje dhe loja e shkëlqyer e këtij mesfushori, bënë që pas tij të vihen shumë skuadra nga Kampionati shqiptar.Teuta e Durrësit ishte ajo që përfitoi shërbimet e Tafilit për një vit.  “Më duhet të them se Tafili është 90% lojtar i ynë. Ai, po kthehet të ndihmojë skuadrën”-citohet të ketë thënë Arben Gashi mbrëmjen e të hënës, pasi u kthye nga Shkodra, ku me Tafilin është marrë vesh për gjithçka sa i takon kontratës. Alsid Tafili pritet të arrijë në Prizren nga mesi i javës për të nisur kështu një aventurë të re me këtë skuadër.

www.shkodrasport.com