Sezonet e fundit në Shkodër po flitet shumë për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh. E njëjta gjë edhe këtë sezon, duke parë ecurinë e skuadrës në këto 13 javë, por sërish nuk do të jetë e lehtë.
Tafili, një nga emrat që kanë kontribuar për fanellën kuqeblu vitet e fundit, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”. Tafili luan ende futboll me Basanian dhe njëkohësisht është menaxher, ndaj dhe jep opinionin e tij për pozicionet ku skuadra ka më shumë nevojë për përforcime.
Tafili, duket sikur ka një ndryshim pozitiv te Vllazni në fazën e dytë. Ju si e keni parë skuadrën?
Është e vërtetë se është një Vllazni ndryshe këtë fazë. Shoh një skuadër me mentalitetin e duhur, ekipi ngulmon për fitoren në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari.
Një lojtar që do ta veçoje nga të tjerët deri më tani?
Esat Mala po bën shumë mirë, duke e ndihmuar mjaft ekipin. Ai është konfirmuar si një nga futbollistët më cilësorë të kampionatit. Pavarësisht ulje-ngritjeve që ka pasur, ka gjetur stabilitetin dhe po tregon vërtet atë çfarë ai kanë.
Mdeshja e rradhës është ajo ndaj Teutës, si e parashikoni?
Unë do t’u sugjeroja futbollistëve dhe stafit të Vllaznisë që ta kenë shumë kujdes këtë ndeshje sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar të vështirë e për më tepër me një trajneri si Edi Martini.