Sfidat e para të Ligës së Kampioneve në ditën e sotme kanë parë Atletiko Madrid të ndalet në fushën e Lokomotivës së Moskës, në një ndeshje shumë të luftuar.

Barazimi 1-1 u vulos nga golat e Gimezes për spanjollët dhe Mirançuk për ukrainasit që në pjesën e pare të sfidës. Kështu, Atletiko humbi mundësinë që të kërcënojë vendin e parë të Bajern Mynih, duke u dhënë shansin bavarezëve të shkëputen të qetë drejt sigurimit të kualifikimit e kreut të grupit.

Ndërkaq, në sfidën tjetër është shënuar suksesi i Borusia Mynshengladbah, që i dha një leksion futbolli Shakhtar Donjeckut me një fitore të thellë 6-0 në transfetë.

Plea me tre gola, autogoli i Bondjar si dhe golat e Bensebaini dhe Shtindl, i dhanë një suskes të rëndësishëm ekipit gjerman që ngjitet përkohësisht i pari në grup, në kuotën e 5 pikëve, duke u bërë pretendent për kualifikimin e mëtejshëm. /vipsport.al/

Lokomotiv Moskë-Atletiko Madrid 1-1
25’ (p) Mirançuk / 18’ Gimenez

Shakhtar Donjeck-B. Mynshengladbah 0-6
8’, 26’, 78’ Plea, 17’ Bondjar, 44’ Bensebaini, 65’ Shtindl