Ka ardhur tek Laçi “per pak leke”. Thjesht me idene per t’u promovuar dhe po e ben ne menyren e duhur. E kemi fjalen per Altin Kryeziun, numrin 17 te kurbinasve. Edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznia, ai ka spikatur me lojen e tij ku mbi te gjitha spikaste vizioni qe ai kishte, pasionet ne korridore dhe vertikalizime.

Dhe te mos harrojme qe eshte nje futbollist i datelindjes 2002. Gazeta “Shkodra Sport” e ka bere te ditur edhe me perpara se njeriu qe e ka sjelle ne Shqiperi kete futbollist te rritur tek Akademia e Torinose ne Itali, eshte pikerisht nje menaxher shkodran.

Behet fjale per Benardin Kullen. Njeriu qe beson tek talentet, e kishte njohur prej kohesh kete futbollist, e kishte ndjekur dhe ia njihte mire vlerat e tij. Pikerisht duke qene keshtu, nisur edhe nga fakti qe Akademia qe ai zoteron “Djelmnia shkodrane” ka tashme nje bashkepunim me klubin e Laçit, ia ka propozuar kete mesfushor presidentit Laska dhe ai nuk ka hezituar t’i thote “po”.

Gazeta meson se rroga qe 21 vjeçari me origjine nga Suhareka e Kosoves merr tek skuadra e tij aktuale nuk eshte e madhe, por me siguri qe vlera e tij ne treg do te rritet shume shpejt. Ai eshte edhe futbollist i kombetares U21 te Kosoves dhe promovimi i tij ne kampionatin shqiptar, do te sherbeje per t’i hapur dyert e ekipeve te tjera.

Dhe ai qe do te perfitoje serish nga kjo gje eshte Laçi. Nderkohe qe Vllaznia sot kishte ne ne fushe mesfushore me pagesa shume here me te medha se ajo e Kryeziut, por qe ne loje nuk bene asgje para tij. Thjesht ky eshte menaxhimi i duhur…