Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Ëembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.
Në 20 minuta e parë ishim të tërhequr, 90 minuta nuk e mban dot kështu. Në momente të veçanta e treguam që patëm hapësira dhe i vumë në vështirësi anglezët. Si Broja, edhe Asani, që mund të barazonte. Po të marrësh ndeshjen, shanset i kishim. Nuk është ajo Angli e madhe e “Transfermarkt” që kushtonte miliarda, se sot nuk kushtonin as 20o milionë euro.
Ne fund të ditës, edhe mund të barazonim, ishin disa pozicione të mira. Ndeshjet luhen e mbarojnë, aty mbaron rezultati.
Kur u fut Broja, pati një farë efekti loja ofensive. Po të bënte më përpara disa ndryshime për sa kohë është 1-0, përsëri ne patëm 1-2 raste, me një goditje këndi”, u shpreh Lala për Klan TV.