Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli, mendon se Shqipëria ka nevojë për një trajner shqiptar, i cili jeton në Shqipëri dhe e njeh nga afër situatën dhe kampionatin vendas. Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se duhet t’i jepet shansi një trajneri shqiptar që të drejtojë Kombëtaren.
Kështu, Rraklli tha se pse mos t’i jepet shansi trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa, për të drejtuar Kombëtaren, duke ditur se ai jeton në Shqipëri dhe e njeh mirë situatën, por edhe kampionatin shqiptar.
“Ne kemi trajnerë shumë të mirë, trajnerë të cilët kanë arritur shumë gjëra, si në kampionatin shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare. Unë nuk do të zgjidhja asnjë shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë, që është rritur jashtë Shqipërisë. Ilir Daja ka treguar deri më tani klas.
Kemi pasur edhe Mirel Josën, Skënder Gegën, ish-futbollistë të Kombëtares që i kanë ndenjur afër futbollit, pse të mos ia japim shansin edhe këtyre? Të kesh një trajner që të jetojë në Shqipëri me situatën aty, me kampionatin tonë”,-tha ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli.
Maringlen ZHIVANI