I pranishem ne tribun VIP te stadiumit “Loro Boriçi” bashke me ish- futbolliste te tjere te Vllaznise, Altin Xhahysa e ka ndjekur me shume kuriozitet ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, e vlefshme per javen e 5-te te “Abissnet Superiore”.
Nderkohe pas ndeshjes, ai ka dhene nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ku vlereson mbi te gjitha marrjen e trepikeshit qe vlen aq shume per ecurine e metejshme te Vllaznise ne kampionat.
“Pas një humbjeje, edhe lojtarët janë disi të shokuar, por gjithsesi unë e kam shprehur edhe më përpara, në këto lloj momentesh Vllaznia është për trepikëshin. Jam i kënaqur me fitoren.
Normalisht, nga ana psikologjike, Vllaznia e tregoi edhe në ndeshjen e sotme se nuk ishte aty ku duhej, por gjithsesi kryesorja është fitorja dhe kjo është e rëndësishme për momentin.
Për mua është kënaqësi për Alivodën, duke e ditur se e kam stërvitur unë. I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të rritet edhe më tepër”- eshte shprehur Altin Xhahysa ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport”.
Maringlen ZHIVANI