Duket se aludimet për tolerime dhe lëshime kundër Vllanzisë kanë nxitur drejtuesit e ekipit të Paritzanit të marrin masa para takimit me shkodranët.

Para kësaj ndeshjeje nga drejtuesit më të lartë të 15 herë kampionëve të Shqipërisë u është dhënë ultimatumi për të mos toleruar në asnjë lloj mënyre kundër kuqebluve ndryshe do kishte penalizime të rënda.

Madje ‘demat’ kanë vënë roje speciale për futbollistët para ndeshjes në rast të një dyshimi për takime me ish-ët Malota dhe Sukaj.

Ndoshta një veprim deri në kufijtë e ekstremes ky i Partizanit që për të ruajtur ‘ndershmërinë’ merr edhe të tilla masa ndaj lojtarëve të ekipit./newsport/