Ish- futbollisti i Vllaznise Amarildo Belisha ka falenderuar te gjithe drejtuesit e Vllaznise, futbollistet dhe gjithe pjestaret e tjere te kesaj skuadre qe i kthyen buzeqeshjen qytetit.
Me nje mesazh te derguar ne redaksine e “Shkodra Sport” ish- mesfushori kuqeblu ka patur edhe nje pergjigje per kapitenin e Teutes Renato Arapi. Ja mesazhi i Belishes:
“Kam nje mesazh falenderimi per presidentin Xhaferi, trajnerin Berdariç dhe gjithe stafin e tij. Faleminderit gjithe djemve te ekipit qe i kthyen buzeqeshjen dhe besimin tek futbolli qytetit dhe mbare Shqiperise.
Faleminderit per emocionet qe na dhuruat deri sonte, pamvaresisht ndeshjes se fundit kampionet moral jemi ne. Dhe nje keshille miqesore mikut tim R.Arapit pamvaresisht se sot e kuptove gabimin e disa diteve me pare dhe u mundove ta justifkosh por me e ndershme eshte nje (Me fal Shkoder).
Por dicka ka te vertete tek thenia jote kenga e vllaznise mund te jete hiti i veres por kete hit do ta degjosh ti dhe gjithe ekipi juaj gjithe jeten sepse te beri te ngresh lart trofeun.
Gjithsesi urime Teutes dhe shokut tim E.Martini per punen e mire qe beri ket vit.
Me respekt A.Belisha”