www.shkodrasport.com
Amarildo Dimo, blerja e parë e Vllaznisë?
Vllaznia ka filluar të lëvizë në merkato. Amarildo Dimo është blerja e parë e saj. Ndonëse nuk është bërë publike, drejtuesit kuqeblu duket se kanë arritur marëveshjen me këtë futbollist dhe ai pritet të jetë në stërvitje me ekipin. Ka mbetur edhe një bisedë e fundit me presidentin e Bylisit dhe çdo gjë duket e përfunduar. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilave,me sulmuesin e Bylisit është arritur një marëveshje për një kontrate 1.5 vjeçare. Dimo është një lojtar që pëlqehet nga trajneri i Vllaznisë Rudi Vata dhe pas largimit të Vajushit drejt Bullgarisë, drejtuesit e klubit janë hedhur në sulm për t;ia plotësuar këtë dëshirë trajnerit të tyre. Me marrjen e Dimos duket se problemet e sulmit për kuqeblutë po marrin zgjidhje. Ditën e djeshme drejtuesit e Vllaznisë Kujtim Shaba dhe Armir Grima janë takuar në Tiranë me lojtarin dhe me presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj. Për Dimon thuhet se është lënë që ditën e shtunë të ketë edhe një bisedë tjetër në ditët në vazhdim për të dhe më konkretisht të shtunën do ketë edhe një bisedë tjetër me Kapllanajn për të biseduar edhe për çështjen “Dimo” por edhe për Da Silvën. Marëveshja financiare mes Dimos dhe drejtuesve të Vllaznisë është e mbyllur dhe këtë e ka pranuar dje edhe vetë lojtari që mësohet të jetë shprehur: “Unë pres që drejtuesit shkodranë të mbyllin gjithçka me presidentin Kapllanaj sepse unë kam rënë dakord për të gjithë kushtet e kontratës me Vllazninë”. Megjithatë vetë sulmuesi ka nguluar këmbë për t’u larguar me idenë se atë nuk e pengonte kontrata që ka të nënshkruar me Bylisin. Prandaj dhe ka avancuar bisedimet me drejtuesit shkodranë. Madje thuhet se me ta është firmosur edhe kontrata dhe sot lojtari do jetë në stërvitje për të zhvilluar seancën e parë me Vllazninë. Kjo mbetet për tu parë nëse do ndodhë apo jo por një gjë është e qartë: Shkodranët duan të ndërtojnë një ekip cilësor.