Karriera e tij duket se ka nisur mbarë. Prej dy vitesh futbollisti shkodran Amin Tahiri është bërë pjesë e Akademisë së Torinos pasi ka kaluar me sukses disa testime të bëra nga drejtuesit e saj.

Ndërkohë një lajm tjetër i mirë për këtë lojtar është edhe grumbullimi së fundmi me kombëtaren U15 të Shqipërisë. Trajneri Dama e kishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar në zborin njëjavor që zhvilloi në Durrës.

Paraqitjet e tij kanë qenë të mira dhe stafi teknik i këtij ekipi e konsideron një pikë të fortë të tij dhe padyshim që do të jetë pjesë e tij edhe në të ardhmen.

Tahiri luan në rolin e sulmuesit dhe dallohet për teknikën e lartë që posedon. I datëlindjes 11.01.2005, Tahiri tashmë pjesë Akademisë së Torinos pritet të japë kontributin e tij edhe për ekipet tona kombëtare sepse kemi të bëjmë me një element shumë cilësor dhe që premton shumë për të ardhmen.
© shkodrasport.com