Pas dy sezoneve tek Erzeni, Amir Kahrimanoviç ka ardhur tashme tek Vllaznia per te nisur nje aventure te re dhe sigurisht plot ambicie per te kerkuar edhe fitimin e ndonje trofeu. Duhet thene se edhe tifozet e kane pritur mire ardhjen e ketij lojtari dhe i kane syte tek ai ngaqe skuadres prej vitesh i ka munguar lojtari fantazist.

Vete kroati 25 vjeçar e ka marre me shume deshire dhe po stervitet intensivisht gjate ketyre diteve me ekipin ne Medjugorje duke zbatuar programin stervitor te stafit teknik ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjet europiane.

“Po stërvitemi fort dhe intensivisht me trajnerin dhe stafin e tij. Po përgatitemi që kur te vije dita e ndeshjes ndaj Valur, të jemi në formën më të mirë të mundshme. Ne do të japim gjithçka në atë ndeshje dhe gjithçka më pas varet nga Zoti”- eshte shprehur ai per faqen zyrtare te klubit.

Kahrimanoviç pritet te marre fanellen me numrin 10 te Vllaznia dhe kuptohet qe syte e tifozeve jane te perqendruar tek ai. Pritshmerite jane te medha, por natyrisht qe mbetet per te pare nese ai do t’ua shperbleje ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/