Kriza te Manchester United vazhdon të thellohet, duke shënuar një kapitull të ri pas humbjes në shtëpi 0-2 ndaj Neëcastle. Pas ndeshjes, Ruben Amorim foli pa doreza për situatën e “Djajve të Kuq”: “Duhet të jemi të sinqertë, ne po luftojmë për mbijetesë.”

Amorim, duke folur për siuatën, u shpreh:

“Është e qartë, po, duhet të luftojmë. Ky është një moment shumë i vështirë, një nga më të vështirët në historinë e Manchester United dhe duhet ta përballojmë me ndershmëri”.

Kur u pyet nëse klubi 20 herë kampion i Anglisë po luftonte për mbijetesë në Premier League, ai shtoi:

“Nuk ka kthim prapa. Kemi pasur vetëm katër seanca stërvitore me të gjithë lojtarët. Duhet të luftojmë në ndeshjen e ardhshme.”

Në konferencën për shtyp, diskutimi për rënien u përmend sërish. Amorim shpjegoi:

“Klubi ka nevojë për një shkundje. Duhet të kuptojmë pozicionin tonë. Në ligë, çdokush mund të mposhtë çdokënd. Duhet të fitojmë ndeshje dhe të përqendrohemi në mbijetesë. Është turp të jesh trajner i Manchester United dhe të humbasësh kaq shumë ndeshje, por duhet ta përballojmë këtë.”