Ndodhet keto dite ne Shqiperi dhe per rrjedhoje nuk mund ta humbiste nje miqesore si ajo Vllaznia- Teuta. Ish-futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Çlirim Basha pasditen e se enjtes ka qene ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur skuadren e tij te zemres ne ballafaqimin ndaj Teutes qe drejtohet nga miku i tij Edi Martini.
Ish- mbrojtesi i njohur ka pranuar te jape nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka zbuluar edhe nje fakt interesant: Biseden qe ka patur para ndeshjes me trajnerin e Vllaznise Brdariç me te cilin ka qene kundershtar 19 vite me pare ne nje ndeshje te Kupes se Gjermanise.
Basha sakaq, e ka vleresuar si pozitive situaten e ndryshuar ne kampin shkodran duke thene se ka besim tek trajneri i saj. Kete gje e ka deklaruar ne prononcimin e tij per “SHKODRA SPORT”:
– Basha, ishit i pranishem per te pare ndeshjen miqesore Vllaznia- Teuta. A mund te na jepni nje mendim tuajin per kete 90 minutesh?
– Mendoj se Vllaznia luajti nje ndeshje me te mire, ndoshta edhe ngaqe Teuta nuk ishte ne diten e saj me te mire. Megjithate ekipi shkodran beri siç duhet detyrat e tij, ndonese duket qarte se nuk eshte ende ne 100 % te tij. Kam mbetur i kenaqur nga loja ne krahun e majte. Si mbrojtesi i ketij krahu, ashtu edhe braziliani merreshin vesh shume mire me njeri- tjetrin dhe ishin nje shqetesim i vazhdueshem per kundershtarin.
– Po thoni se te Vllaznia verehen ndryshime?
– Ekipi duket me mire se vitin e kaluar, te pakten kete pershtypje krijova nga ajo çfare pashe ne kete ndeshje.
– T’i marrim nje e nga nje repartet. Si i vleresoni ato?
– Portieri u duk i sigurte ne ato pak raste qe iu krijuan. Sa i takon mbrojtjes mund te them se ajo funksiononte mire. Sa i takon mesfushes, kryen volum por i mungon nje lojtar nr.10 qe te jape pasin e fundit. Vllaznia del me shpejtesi ne sulm, por mungon pasimi i fundit. E thashe qe me mire funksiononte krahu i majte.
Teuta ndoshta ishte me e qarte ne lojen e saj, por ne nuk i lame shume terren per te na rrezikuar. Vllaznia ishte shume e disiplinuar ne detyrat e lena nga trajneri, dora e te cilit duket qarte ne skuader.
– Vertete mendoni se ka nisur te ndihet dora e trajnerit te ri?
– Po, shume lehte konstatohet kjo gje. Te gjithe futbollistet zbatojne ate çfare ai ua kerkon dhe trajneri di ta rreshtoje mire ekipin ne fushe.
– Brdariç vjen nga shkolla gjermane e futbollit. A do mundet ai ta injektoje ate futboll edhe te Vllaznia?
– Trajneri i Vllaznise duket se ka vizion. Mesa shoh eshte i qete dhe ishalla arrin te lere gjurme te pankina e Vllaznise, Ka luajtur shume vite ne Bundesligen gjermane dhe ia di mire futbollit. Shpresoj qe disiplinen gjermane ta vere ne zbatim edhe tek skuadra shkodrane sepse dihet qe shkolla gjermane e futbollit eshte perfekte.
– Po flisni me superlativa per kete trajner. E njihni?
– Po zbuloj nje fakt. Para ndeshjes e takova dhe pasi iu prezantova, i kujtova nje ndeshje ne sezonin 2000-2001, e vlefshme per Kupen e Gjermanise ne mes Alemannia Aachen-Bayer Leverkusen kur jemi perballe si kundershtar.
Une ne ate kohe luaja per Alemannia Aachen ndersa ai me Bayer Leverkusen. Brdariç luante si sulmues dhe na shenoi golin e fitores ne minuten e 89-te duke i dhene suksesin ekipit te tij me rezultatin 2-1. Biseduam per pak minuta dhe kujtuam shume gjera. Mendoj se eshte nje njeri dhe trajner qe do te lere gjurme te Vllaznia.
– Se fundi, çfare i nevojitet Vllaznise per te ndryshuar ne sezonin e ri?
– Per te qene ne mes kater ekipeve me te mira te Europes siç pretendojne drejtuesit, ndoshta u duhen edhe dy perforcime. I duhet nje mesfushor qendre me nr.10 dhe nje sulmues tipik me nr.9. Nese i gjejne keto lojtare, Vllaznia nuk do te jete inferiore ndaj asnje kundershtari.
www.shkodrasport.com