Pasditen e djeshme me ndeshjen Flamurtari- Vllaznia, te fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-1, eshte mbyllur faza e pare e kampionatit te kategorise Superiore dhe per momentin ekipi shkodran eshte ne vendin e dyte te renditjes, nderkohe qe mund te zbrese ne te tretin nese Partizani fiton sot me Skenderbeun.

Kuqeblute kane grumbulluar 15 pike ne 9 ndeshje dhe ecuria duket e mire, gjithnje duke marre parasysh edhe problemet me te cilat ekipi nisi sezonin, vonesa ne startin e stervitjes dhe shume gjera te tjera.

Duke analizuar kete faze te pare te kampionatit, ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Çlirim Basha vlereson paraqitjen e ekipit qe sipas tij duhej te kishte disa pike me shume, por nga ana tjeter shpreh besimin se skuadra ka krijuar nje mentalitet fituesi dhe rezultatet e saj do te vijne duke u rritur.

“Per analizen e fazes se pare Vllaznia duhej te kishte patjeter 20 Pike. Ishin 3 ndeshje ne shtepi, kunder Luftetarit ku u falen 2 Pike ndersa kunder Partizanit dhe Tiranes na hangri arbitri piket sepse njeren do ta kishim fituar patjeter ne qofte se poshtersinat e arbitrave nuk do t’u bashin.

Jam shume i kenaqur me ekipin. Kemi nje mbrojtje shume te mir,e pothuajse me te miren ne Superlige dhe them se ekipi jave pase javet do te forcohet ma teper. Kjo sepse mentaliteti tash eshte shume i mire dhe ekipi luan çdo ndeshje per fitore. Urime dhe njehere per fazen pare Perpara KF Vllaznia!”

Kujtojme se Basha ka qene njeriu qe ka shkelmuar topin e pare te ketij kampionati dhe ai duket se ka patur “kemben e mbare” sepse Vllaznia e nisi me fitore ndaj Laçit. Te shpresojme qe kjo mbaresi te vazhdoje edhe me tej.
www.shkodrasport.com