Nje gol i pesuar ne minuten e 95-te ka bere qe Vllaznia te dale e mundur nga sfida e rradhes per kampionat, ajo qe luajti mbremjen e djeshme ne “Elbasan Arena” ndaj Dinamos. Nje ndeshje qe nuk duhej humbur, por luajtja me nje futbollist me pak per me teper se 40 minuta e kushtezoi lojen e skuadres shkodrane.

Per specialistin e futbollit Gerti Haxhiu, Vllaznia beri gjithçka mire ne kete ndeshje, me perjashtim te humbjes se perqendrimit ne dy momentet e pesimit te golave nga Dinamo. Nje analize te tille e beri gjate emisionit “Supergol” ku eshte shprehur:

“Ne pjesen e pare te ndeshjes, ishte Vllaznia shumicen e kohes me superiore ndaj kundershtarit. Kryesisht ne mesin e fushes ajo dominonte me mbivendosjet vertikale dhe sidomos ne linjat e qendres. Qofte Qato, qofte Sala, por herepashere edhe Krymi ngriheshin lart dhe vendoseshin mes linjave sidomos ne krahun e djathte te ofensives se tyre.

Mala dhe Qato i krijuan shume veshtiresi Dinamos, saqe kjo nuk po lexohej dot as nga Loran dhe as nga Muzhek dhe aty krijonin nje superioritet numerik dhe te gjitha rreziqet. Dinamo me Dajen ndaj Vllaznise ndryshoi skeme dhe luajti me nje 4-3-3 por lojtaret kishin konfuzion. Skuadra shkodrane ishte me e qarte, me konkrete ne manover, rrezikoi dhe shenoi.

Ne fillimin e pjeses se dyte trajneri Brdariç filloi levizjet e tij dhe beri ate qe kishte ne kohe, nderrimin e Delajt me Dodajn, por kartoni i dyte i verdhe ne minuten e 51-te prishi te gjithe ekuilibrat. Tekniku Daja mori masat per te synuar permbysjen, edhe pse me nje manover jo te qarte. E gjeti fitoren por me dy raste sporadike besoj.

Bregu ne vend qe te ishte ne zonen e rrezikut, vendosej ne krahun e majte dhe kur u vendos ne qender, u be protagonist tek golat. Me vjen keq per Vllaznine sepse ne gjykimin tim i ka bere te gjitha mire, me perjashtim te dy momenteve te golave kur ishte mungese perqendrimi dhe sidomos tek goli i dyte qe ishte gabim individual ne nxjerrjen e topit.