Mendoj se perjashtimi nga aktiviteti i Shkumbinit e prishi pak garen, por u zbatua rregullorja ku te gjitha ekipeve qe kane marre pike kunder kesaj skuadre i zerohen ato sepse nuk eshte bere 50+1% e aktivitetit.
Dhe ketu u penalizua Beselidhja te ciles perseri iu krijua nje distance pikavarazhi me vendin e pare. Skuadrat e tjera qe jane poshte ne lufte per mbijetesen, Burreli tregoi se ka organike per te perballuar garen dhe dominuar ne ato skuadra te cilat do luftojn per qendrimin ne kategori.
Konkretisht:
Kastrioti – Veleçiku (3-0)
Relativisht ndeshja me e lehte, por nga jave ne jave ndeshjet behen shume te veshtira, sidomos me skuadrat qe luftojne per mbijetese. Por Kastrioti e zgjidhi ndeshjen fale kualiteteve qe ka duke treguar me shifra se ka sulmin me te mire te kampionatit me 17 gola te shenuar dhe mbrojtjen me te mire me vetem 5 gola te pesuar ku ne çdo komponent eshte skuadra e cila e meriton te jete ‘Kampione Dimri’.
Egnatia-Beselidhja (0-0)
Egnatia, nje skuader e cila qe me fillim te kampionatit e kam theksuar se ka organike lojtaresh qe meritojne me shume pike, por barazimet jane pengesa kryesore e saj. Barazim te cilat duhen te reflektohen ne kete periudhe merkatoje, ku duhet te shfrytezojne rastet qe krijojn…ne ofensive.
Beselidhja? te them te verteten prisja fitoren e lezhjaneve sepse ishte momenti i duhur per te treguar cilesi dhe autoritet kampioni pasi mundi kryesuesen dhe relativisht ishte ne ngritje ne rezultate dhe perfomanec. Besoja se do arrinte te shenonte sepse eshte nje skuader e cila ne menyren e lojes qe transmeton trajneri, luan futboll ofensiv. Gjithsesi kjo periudhe merkatoje duhet te analizohet mire per çdo mangesi qe skuadra ka dhe te punohet shume per anen mentale te diferences se pikeve te krijuara nga zbritja e tyre.
Korabi-Terbuni (1-0)
Nje ndeshje ku fitorja minimale e ekipit vendas ben qe Korabi te barazoje me pike Beselidhjen dhe eshte ne gare per vendin e dyte. Nje fitore e cila u zgjidh me nje 11-metersh te dyshimte. Kjo humbje e fut ekipin e Terbunit ne nje pozicion jo te mire ne kete periudhe aktiviteti.
Dinamo – Burreli (0-1)
Dinamo e cila mund te jete skuadra me e gezuar per Vitin e Ri per faktin qe perfundoi kjo faze aktiviteti dhe eshte ne periudhe merkatoje, ku duhet te dije se sot nuk luhet me emer por duhet te formojne skuader. Per kete, kemi argument konkret Burrelin i cili i tregoi qarte kete jave duke qene i perpikte dhe i disiplinuar taktikisht dhe duke e fituar ndeshjen ne nje moment te mire te ekipit vendas.
•Erzeni – Shkumbini (nuk u zhvillua)
Konkluzioni:
Konstatimi i kesaj jave, lodhja e skuadrave ku shikohet ne shenimin e golave shume te paket ne javen qe sapo u mbyll.
Mbyllja e aktivitetit ndoshta vetem Burrelit nuk i sherben sepse ishte ne top- formen e tij. Gjithashtu theksoj per te gjithe lexuesit se te gjitha keto analiza jane siperfaqesore ne raport me ato rezultate qe arrijne skuadrat, jo konkrete duke shikuar ndeshjet, sepse e kam te pamundur per t’i ndjekur per shkak te angazhimeve profesionale ne disiplinen perkatese.
I uroj te gjitha ekipeve Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2020 dhe sa me shume suksese ne vazhdimesi!