“Shkodra Sport” vijon sërish me analizën e javës për ndeshjet e Superligës teksa specialisti Samuel Nikaj ka analizuar gjithçka ka ndodhur në pesë ndeshjet e javës së 16-të. Ai e vlerëson si të merituar fitoren e Kukësit në Shkodër ndaj një Vllaznie që luan me skemën 4-6-0 për shkak të mungesës së një sulmuesi të mirëfilltë.

Po ashtu e konsideron të merituar fitoren e Tiranës, me fat ndoshta atë të Bylisit, thotë se Teuta nuk “vodhi” gjë ndaj Partizanit e po ashtu Nikaj deklaron se Skënderbeu po shkon gjithnjë e më poshtë. Ndiqni më poshtë analizën e plotë të tij për këtë javë:

Vllaznia – Kukesi (1-2)
Dy skuadra qe vinin me moral te larte, Kukesi si kryesues dhe Vllaznia 4 ndeshje pa humbje. Takimi i sotem tregoi qe Kukesi ka potencial. Dominoi si ne inisiative, qarkullim dhe raste, ndersa tek Vllaznia me skemen 4-6-0 u pane qarte mangesite qe ka ky ekip ne organike. Nje ekip pa sulmues e ka te veshtire te fitoje kur e ka obligim fitoren.

Jonuz i besoi kundersulmit por te vetmin rast e pati nje mbrojtes i improvizuar si gjysemsulmues krahu qe e shperdoroi. Definitivisht, mendoj se per potencialin qe ka skuadra shkodrane aktualisht, ka me shume pike se parashikimet. Kjo fale nje trajneri autoritar, intilegjent e pragmatist. Perfundimisht, nje fitore e merituar e Kukesit.

Tirana- Flamurtari (2-0)
Nje ndeshje e luftuar vetem ne pjesen e pare pasi ne pjesen e dyte Flamurtari pati renie si ne aspektin fizik ashtu dhe psikologjik duke u dorezuar nen presingun e Tiranes e cila ishte e etur per pike dhe qe sot u tregua nje skuader e mirevendosur dhe e meritoi plotesisht fitoren.

Bylis- Laçi (1-0)
Ndeshje super e luftuar. Laçi luajti shume mrapa duke pretenduar kundersulmin ndersa Bylis me sulme graduale pasi kishte 3 te 4-at e fushes krejt lirshem. Ndeshje qe ishte duke shkuar drejt barazimit por qe u zgjidh nga nje goditje standarte dhe me pak fat, por fati ndihmon me te fortin sepse Bylis pati me shume deshire.

Teuta – Partizani (1-0)
Ndeshje e luftuar, me kartona te shumte e me vendime te dyshimta nga gjyqtaret. Pati njefare dominimi te lojes nga Partizani por dhe Teuta nuk vodhi gje e me plot merite fitoi nje ndeshje nervash dhe pse ne inferioritet numerik. Ne vazhdim Teuta duhet te rregulloje diçka ne ofensive per te qene ne lartesine e duhur, ndersa Partizani duhet te prese janarin dhe te beje disa blerje te goditura ne menyre qe te mbroje titullin.

Luftetari – Skenderbeu (2-0)
Fitore e merituar e Luftetarit qe i ngjall pak shpresa per mbijetese. Luajti shume mire ndaj nje Skenderbeu qe ne fushe shfaq problemet e diteve te fundit. Me kete humbje, korçaret rrezikojne renien direkte dhe po qe se nuk perforcohet ne janar do e kete te veshtire mbijetesen. Ndersa kjo fitore e Luftetarit i ben mire kampionatit pasi do shofim nje Luftetar tjeter ne vazhdim pasi me nje merkato te goditur do prodhoje rivalitet ne luften per mbijetese.