TIRANA- PARTIZANI (5-1)
Tirana vs Partizani, ndeshje spektakolare per 15 minuta pastaj kartoni i kuq “e vrau” ndeshjen sepse u ba çdo gje e lehte per Tiranen qe me merite fitoi dhe kryeson kampionatin pasi ka dominuar çdo kundershtar ne çdo komponent te lojes. Ndersa Partizani vuan gabimet e drejtuesve, sepse te prishesh nje skuader kampione, te heqesh nje trajner kampion, te besh eksperimente, normalisht qe ka pasoja negative dhe mendoj qe ky eshte nje vit i deshtuar per Partizanin.
VLLAZNIA- SKËNDERBEU (0-1)
Vllaznia vs Skenderbeu, nje ndeshje qe vendoste shume per t’iu larguar zones se play- outit e qe u fitua me merite nga Skenderbeu qe ishte i mirevendosur ne fushe. Luajti bukur teknikisht e taktikisht, ndersa Vllaznia si gjithmone luajti ne menyre kaotike, me shume lojtare difensiv ne fushe, pa patur asnje lloj ideje se si shkohet tek goli sepse po nuk shenove nuk fiton e sa per barazime nuk mendoj qe me sistemin e fitores 3 pike jane te vlefshem. Prandaj stafi duhet te nderroje strategji, te zhvilloje nje loje sulmuese pasi lojtaret jane.
BYLIS- FLAMURTARI (0-0)
Bylis vs Flamurtari, nje ndeshje e lehte ne leter por qe nuk rezultoi ashtu. Pergezime dua t’i them Flamurtarit qe po luan fair- play kunder çdo kundershtari ndersa bylis pas disa rezultateve negative eshte futur ne presion dhe çdo situate duan ta zgjidhin me nerva. Ne vazhdimesi Bylisin e shoh ne telashe.
TEUTA- KUKËSI (2-2)
Teuta vs Kukesi, nje superndeshje shume atraktive. Teuta luajti me mire dhe ndoshta ishte ndeshja me e mire qysh me ardhjen e Martinit ne krye te stolit. Luajti futboll sulmues, pat ekuiliber dhe kur u desh te mbrohej u mbrojt shume mire. Ndersa Kukesi siç e kam theksuar gjithmone, eshte skuader shume ofensive dhe nuk ka ekuiliber ne faze difensive dhe ndeshkohet ne lojen ne tranzicion. Por keto ndeshjet e fundit dhe kur eshte thjesht ne mbrojtje, perseri ndeshkohet dhe ky po qe eshte problem dhe me i madh qe duhet rregulluar ne qofte se duan te dalin kampion.
LUFTËTARI- LAÇI (0-2)
Luftetari vs Laci, si dhe Flamurtari edhe Luftetari po luan ndershem, po luan fort ndaj te gjithe kundershtareve dhe meriton respekt sepse eshte skuader qe e ka orere bileten per ne kategorine e pare. Laçi ne nevoje pikesh, e pati te veshtire te shprehej me loje te bukur dhe efikase por megjithate fitoi dhe fitorja nuk gjykohet. Endrra e Europes vazhdon per Laçin dhe me potencialin qe zoteron mendoj do ja arrije.