Kategoria e pare, java e shtate solli ne te gjitha takimet gola. Ne pergjesi ka qene nje jave e bukur, sepse golat, situatat ofensive rrisin nivelin dhe terheqin tifozet neper stadiume. Kete jave e zbukuruan ekipe si Burreli, rikonfirmi i Veleçikut te cilin e vleresuam edhe ne javen qe kaloi dhe pa dyshim dyshja keyesuese Korabi e Kastrioti me fitoret respektive ne fushen kundershtare.
Konkretisht :
•Terbuni – Egnatia (3-2)
Nisur nga siperfaqja e rezultatit- golat, duket nje ndeshje me shume emocione, pavaresisht se Terbuni ne asnje moment nuk e ka vene ne diskutim fitoren gjate gjithe 90’ thjesht duhet me stabilitet ne rezultate ne menyre qe te krijoje shkeputjen nga zona e ftohte. Egnatia, e kam theksuar edhe javen qe kaloi, per mendimin tim gaboi me nderrimin e stafit teknik. Kete e demostroi qe kete jave.
•Shkumbini – Veleçiku(1-2)
Vendasit ka jave qe kane luhatje ne rezultate. Miqte nderkohe rikonfirmuan formen e mire qe po kalojne duke marre fitoren e trete rradhazi ne keto ndeshjet e fundit.
•Burreli – Beslidhja (2-0)
Vendasit duhet te pergezohen ne maksimum per fitoren me rezultat te paster kunder nje kundershtari qe forma e tyre po vinte ne rritje dhe padyshim qe eshte nje nga ekipet pretendente. Burreli duhet qe t’i minimizoje gabimet ne javet ne vijim per te qene brenda objektivave.
Beslidhja po rikonfirmon ate destabilitet rezultatesh qe ka pasur gjate ketyre javeve, te cilen per fat te mire perseri diferencat me kreun nuk eshte se jan shume, por duhet te rishikojne grupin e lojtareve qe ka ne dizpozicion dhe t’i marre maksimumin ne çdo ndeshje, sepse vetem ne kete menyre mund te arrije ate qe pretendon.
•Erzeni-Korabi(1-2)
Nje ndeshje ku fituesi rikonfimoi formen e mire qe po kalon, sepse te dy skuadrat nga java ne jave kane treguar stabilet ne rezultate. Ndoshta faktori fushe nuk ndikoi mire tek vendasit, sidomos ne aspektin psikologjik. E kunderta me miqte te cilet menaxhuan çdo situate duke e kthyer ne favorin e tyre.
Duke arritur te marrin trepikeshin i cili jo vetem i krijoi shkeputjen me nje kundershtar shume te forte si Erzeni por e dergoi me vend te pare dhe jep nje ndikim shume pozitiv tek skuadra, duke i krijuar asaj besueshmeri dhe lehtesi per te dhene me te miren e mundesive qe disponojne si nga ana fizike ashtu edhe tekniko-taktike. Normalisht eshte detyra e stafit i cili duhet qe te ruaje euforine ne grup ne menyre qe ky stabilitet rezultatesh te kete vazhdimesi.
•Dinamo-Kastrioti (0-2)
Dinamo edhe me nderrimet ne menaxhim e drejtim nuk arrin te dale na situata qe po kalon. Kjo eshte evidente se eshte shume e veshtire deri ne merkato qe skuadra te ndryshoje per mire, gjithsesi nga java ne jave kam bindjen se stafi aktual do arrije te ndyshoje ritmin e skuadres ne menyre qe edhe rezultatet te vine.
Kastrioti dominoi te gjithe ndeshjen, duke arritur te ushtroje presing fale freskise fizike dhe kontigjentit qe ka ne dispozicion duke arritur te zgjidhe ndeshjen shume shpejt dhe pastaj ta menaxhoje ate deri ne dyfishimin e rezultatit. Ne pamje te pare eshte dukur ndeshje e lehte por ndeshjet me te veshtira nga java ne jave do i kene te gjithe ato ekipe qe do luajne me Dinamon.
Kastrioti eshte nje nder skuadrat qe ka kontigjentin me te mire ne organike dhe gjithmone per mendimin tim lojtari ofensiv Bardhi me i miri i kategorise se pare. Por duhet qe te administroje mire lojen sespe edhe gabimet qe kane bere kjo ka qene vetekenaqesia pa mbaruar 90!
Eshte e vetmja skuader qe nuk ka humbje tek grupi A!
•Ne te gjithe grupin A çdo gje eshte e hapur si lufta per kreun Korabi- Kastrioti- Beslidhja- Erzeni, ashtu edhe mbijetesa. Per pjesen tjeter, Dinamo po e krijon shume shpejt thellimin dhe veçimin ne renditje duke mbetur ne fundin e tabeles.