Java e shtate e kategorise se pare na dhuroi nje surprize te madhe, pikerisht humbjen e thelle 5-1 te Dinamos brenda ne fushen e saj ndaj Flamurtarit. Themi surprize jo se vlonjatet nuk mund te fitonin, por me kete rezultat kurrsesi, çka tregon se blute nuk jane ato qe thuhen ne media.
Po ashtu per t’u veçuar eshte fitorja e Terbunit me permbysje ndaj Korabit duke i shkaktuar ketij te fundit humbjen e pare ne kete kampionat.Por nje analize me te detajuar te detajuar te ngjarjeve te kesaj jave, mund te lexoni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli e bere ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me te gjitha sfidat e kesaj jave:
Besa -Luzi (0-0)
Pritej ndryshe ky derbi i pare dhe mendohej se Besa shikohej si favorite me Luzin, por ajo çfare tregoi fusha ishte thjesht barazpeshe. Skuadrat jane te vendosura mire taktikisht dhe duket sikur studiojne njera-tjetren. Qarkullohet topi ne mesfushw si nga Besa, ashtu edhe nga Luzi pa rrezikeshmeri ne porta, me ndonje gjuajtje nga largesia dhe ne kete menyre mbyllet e para. E dyta eshte me gjalle dhe ka bashkeveprim repartesh ne dy fazat e lojes, ku Besa ngulmon me shume dhe kerkon golin, por jo aq sakte ne momentet decizive para porte. Luzi kunderpergjigjet me kundersulm, me dy tre kombinacione treshe dhe dalje te bukura ne mbivendosje, por pa rezultat.
Skenderbeu -Beslidhja (1-1)
Vendosje taktike 3-5-2 per Korcaret dhe 4-4-2 per Lezhjanet. Qarkullimi i topit per 10-15 minuta eshte i Skenderbeut, qe punon mire si ne fazen mbrojtese dhe ate sulmuese duke arritur te godase porten mike 2-3 here dhe ne nje prej aksioneve me dalje ne mbivendosje arrijne golin. Me kalimin e minutave edhe lojtaret miq mundohen te qarkullojne topin e t’i afrohen portes vendase me disa kombinime te shpejta. E dyta fillon me agresive per Vendasit, te cilet kane arritur te zoterojne mesfushen dhe me mendim e qartesi ndertojne sulme por pa arritur te shenojne golin e sigurise. Edhe Beslidhja sikurse mbrohet mire me disa aksione te mireorganizuara arrin te vere ne veshiresi vendasit. Ne minuten e 75-te, nje goditje model dhe 1-1, Beselidhja arrin te barazoje
Oriku – Apolonia (3-0)
Asnje nuk mund ta kishte parashikuar kete rezultat para fillimit te ndeshjes. Vendosjet ishin: Oriku 4-4-2 dhe Apolonia po me 4-4-2, ku te dyja ekipet mendojne per sulmin, krijojne aksione me mendim dhe kane qartesi ne veprimet ne fazen sulmuese. Kerkojne te luajne me vertikalizime te topit, por jane te kujdesshem ne fazen mbrojtese qe mos te ndeshkohen. Deshira dhe grinta e vendosmeria eshte ne minutat e fundit per Orikumin, qe arrin te shenoje me penallti. Kur pritej qe Apolonia te reagonte, ndodh e kunderta. vendasit jane ata qe marrin mesfushen dhe qarkullojne topin e ndertojne aksione, te cilat i konkretizojne me mjaft qartesi e qetesi me gola ne gjuajtje nga distanca e me pasime te shkurtra afer zone. Keshtu mbaron kjo loje,me nje humbje qe duhet te behet mesim per Apolonine pretendente.
Lushnja -Turbina (2-0)
Ashtu sic edhe pritej te vinte, kthesa e Lushnjareve dhe gjendja e dobet e Cerrikasve ja lehtesuan fitoren. Vendosjet ishin: 3-5-2 e Lushnjes dhe 4-4-2 e Turbines. Ekuiliber ne 15 minutat e para, si ne qarkullimin e topit dhe ne krijimin e aksioneve. Vendasit posedojne topin dhe ka bashkepunim te reparteve dhe linjave ne cdo krah, duke rrezikuar disa here nga ku dhe shenohet goli i pare me Pepen. E dyta pritej ndryshe, me nderrimet qe beri Turbina, por jane Lushnjaret qe kane qetesi dhe jane te qarte ne ate qe ndertojne. Ne te 50-ten vjen goli i sigurise, po nga Pepa.
Burreli -Tomorri (2-0)
Te parashikoje kete duel para fillimit ishte e veshtire, nga vete pozita e dy ekipeve. Te dyja ekipet luajne me rreshtim taktik 4-4-2, ku me kerkues ne loje jane vendasit, te cilet marrin mesin e fushes dhe qarkullojne topin nga mbrojtja ne drejtim te sulmit, duke krijuar disa aksione. Tomorri mundohet te tregoje se ka lojtare qe kane kualitet por par arritur te shenoje. Jane vendasit qe gjejne golin ne te 37-ten me Farukun. E dyta fillon me te njejten pamje, ku vendasit jane me te qete dhe me ngulmues per te shenuar, pot Tomorri kryen disa zevendesime ku duket se ka edhe ndryshim ne lojen e tyre, pot pa forcen e duhur per te care mbrojtjen e matjaneve, te cilet jane fsnatike ne zbatimin e detyrave. Burreli luan sakte me topin e me pasime te shkurtra, duke gjetur dhe golin e dyte ne te 81-ten.
Terbuni -Korabi (2-1)
Terbuni i rreshtuar me 4-4-2 e Korabi me 4-2-3-1, ku te dy ekipet kerkojne fitoren. Secili ekip kerkon zoterimin e topit dhe shohin nga portat per te shenuar dhe ne minuten e nente, Korabi shenon. Ka sulme e kundersulme nga te dy ekipet, por me te organizuar jane vendasit, qe krijojne volum e raste per gol. Goli i barazimit vjen ne te 22-ten, me Hysen dhe loja eshte e hapur perseri. Eshte Terbuni qe shfrytezon pasigurine e miqve ne mbrojtje dhe fiton penallti duke kaluar ne avantazh. Ne te dyten jane vendasit qe marrin frenat e lojes dhe qarkullojne topin, duke krijuar kombinacione.
Dinamo – Flamurtari (1-5)
Dinamo me vendosjen taktike 4-3-3 e Flamurtari me ate 4-4-2, ku domosdosmerisht te dy skuadrat kerkojne fitoren. Flamurtari ka deshire dhe harmoni. Bashkeveprojne mire dhe behen zote te fushes dhe si rezultat i epersise vijne edhe golat ne te 26-ten e te 30-ten. Kur Dinamo po mundohej te reagonte, vjen kartoni i kuq, i cili prish raportet ne fushe, edhe pse me pas vjen ngushtimi provizor i lojes ne minuten e 40-te minute. Dinamo nuk ka hapesira as te marre fryme nga loja shume efikase ne sulm dhe peson golin e trete ne shtese. Fraksioni i dyte eshte prape i dominuar ne mesfushe me sulme nga Flamurtari, qe nderton shume aksione me rrezikshmeri e me mendim, edhe pse humbet pafundesisht raste. Dinamo nuk kishte freski dhe gjendje te perballonte me nje lojtar me pak Flamurtarin, ku peson edhe dy gola te tjere ne shtesen e lojes 1-5. Kampionati eshte futur ne rrjedhen e tij, skuadrat po mundohen te krijojne portretin e tyre dhe konkurenca eshte e madhe.