Diten e sotme me ndeshjet Tomori- Dinamo dhe Burreli- Oriku, eshtee mbyllur java e katert te kampionatit te kategorise se pare, jave kjo qe ne fakt dhuroi edhe ndalesën e dytë të Dinamos, por ajo që duhet veçuar është fitorja me përmbysje si e Skënderbeut ashtu edhe e Tërbunit. Ndërkohë, të gjitha ndeshjet e kësaj jave, vijnë për jua përmes një analize e bërë në mënyrë ekskluzive për “Shkodra Sport” nga specialisti i njohur i futbollit Besnik Duli.


Flamurtari- Besa (2-0)

Flamurtari i rreshtuar me 4-3–3 e Besa me 4-4-2 ku secili trajner kishte pergatitur skuadrat per te marre me te miren. Po ekipi vendas eshte ai qe merr lojen nen kontroll te plote dhe topi eshte ne qarkullim te sakte nga mbrojtja ne drejtim te mesfushes e sulmit ku çdo dyluftim fitohet nga futbollistet vendas te cilet arrijne te shenojne me penallti te merituar dhe ne minutat ne vazhdim Besa eshte e çorientuar. Nuk ka disipline taktike ne rreshtim dhe nga kjo vendosje gabim ne mbrojtje, e pikerisht e mbrojtesit te majte vjen edhe goli i dyte, pra 2-0 pjesa e pare. E dyta administrohet mjaft mire me qarkullim te topit nga Flamurtari ku objektivin e arriti dhe ruan forcat duke bere edhe freskim te ekipit me lojtare te rinj. Besa ne kete ndeshje nuk me la shije te mire, ndersa Flamurtari konstatoj qe ka rritje.

Apolonia- Lushnja (3-0)

Nuk po zgjatem sepse ky derbi i Myzeqese kishte pa filluar loja fitues ekipin e Apolonise dhe keshtu ndodhi. Kjo sepse Apolonia eshte formatuar vetem per te kerkuar Superioren dhe sidomos ne ndeshjet brenda eshte shume mire psikologjikisht dhe po i dominon edhe ne aspektin fizik e taktik si kete here me Lushnjen. Nje skuader kjo e dobet, pa as nje pike impenjimi dhe nje ekip i paorganizuar ne te gjithe repartet dhe kjo tregon se nuk eshte skuader qe do ece me pretendentet e tjera. Tek Apolonia ne kete ndeshje repartet funksionuan mjaft mire, levizjet me e pa top ishin efikase dhe topi levizte gjithmone ne drejtim vertikal dhe kishte mendim te qarte ne loje.

Korabi -Turbina 2-1

Ne rreshtimet e skuadrave binte ne sy aii vendasve me 3–4-3 dhe e miqve me 5-4-1 ku dibranet jane me kerkues ne mesfushushe dhe arrijne te krijojne epersi ne qarkullimin e topit dhe dalin rrezikshen ne sulme ku dhe shenojne si rezultat i kesaj loje ne te 33-ten minute dhe e mbyllin pjesen e pare me raste te tjera shenimi. Ne te dyten trajneret bejne levizje ne vendosjen taktike ku te dy ekipet mundohen te jene padrone te topit dhe kjo pjese eshte shume e bukur me qarkullimin e topit dhe levizjet qe ishin mjaft te studiuara dhe te rrezikeshme ne portat respektive e pas disa minutash ekip dibran ne ’73 arrin golin e dyte. 2-0 e ketu duket se mbaroi loj por jo. Nuk pajtohen miqte me kete rezult dhe si po luhej nga dy ekipet ne kete pjese, vjen goli i cerrikasve. Po me kalimin e minutave nuk ka me force e shpejtesi ne veprime dhe keshtu i gjithe takimi mbyllet me nje 2-1te merituar per Korabin.

Luzi -Skenderberbeu (1-2)

Si ishin te vendosura skuadrat dhe si po luhej ndeshja, thashe prape Skenderbeu do humbe. Kjo sepse ekipi i Luzit i rreshtuar me skemen 4-4-2 ishte i mire organizuar dhe kishte me shume deshire dhe kerkonte te shenonte. Madje dhe arriti te goli ne te 39-ten minute, pasi po qarkullonte me shume topin dhe po realizonte shume sulme tek porta mike. Skenderbeu u duk me i qete dhe pse nuk kishte nerv, ka lojtare te rinj qe premtojne dhe duhet te vihen ne sherbim te skuadres siç ndodhi ne pjesen e dyte ku fale levizshmerise dhe qendrueshmerise ne loje dhe mirefunksionimit te te gjitha reparteve, arriten te mbyllin ne gjysmefushen e tij Luzin dhe arriten te shenojne dy gola. Dua te veçoj ketu lojen e mire te shkodranit Pusi qe shenoi golin e fitores. Fitorja me permbysje tregon disa cilesi dhe aftesi te korçareve dhe padyshim diçka ne mbrojtjen e mesfushen e Luzit ne pjesen te dyte nuk shkoi mire.

Beslidhja-Terbuni (2-3)

Ky ishte “Derbi i Veriut” ku si më i avantazhuar ne parashikime ishte Beslidhja dhe loja ashtu filloi me e organizuar dhe me mendim te qarte taktik. E sigurte me veprimet me top dhe levizjet pa top, ishin super dhe si rrjedhojë arriti te shenoje dy gola ne minutat 11 e 14-te dhe “flake per flake” Terbuni shenon ne minutat 15 e 33. Ne kete menyre 2-2 e loja luhet ne mesfushe. Ka sulme e kundersulme nga skuadrat respektive por gola nuk ka me ne 45 minutat e para. Pjesa e dyte ka tjeter “melodi”, ku te dyja skuadrat duan me çdo kusht fitoren duke lene menjane organizimin e mendimin per nje loje te studiuar mungon.

Sidomos kjo vihet re te lezhjanet të cilëve u ka humbur qetesia dhe nuk arrijne te jene te rrezikshem ne aksijonet e tyre. Kurse Terbuni ruan qetesine, luan i organizuar dhe ka nje mendim te qarte ne qarkullim te topit dhe repartet mbeshtesin ne unison njeri-tjetrin dhe rastet shtohen derisa vjen momenti qe shenohet goli nga miqte ne minuten e 86-te dhe besoj se çdo gje ishte sipas lojes qe treguan ne fushe per 90 minuta.


Tomori- Dinamo (1-1)

Luhet me te njejtin rreshtim taktik 4-4-2 per dy skuadrat dhe normalisht mundohen te luajne me qetesi dhe te balancuar ne dy fazat e lojes si ne ate mbrojtjes dhe ate te sulmit dhe me nje aksion te bukur te futbollisteve vendas, shenohet goli ne ’12 dhe keshtu vazhdon loja, por me nje inisiative pak me te madhe te lojtareve dinamovit ne qarkullimin e topit te cilet arrijne te mbyllin shume aksione me gjuajtje derisa vjen minuta e 37-te kur arrihet goli i barazimit. Loja perqendrohet ne mesfushe e nuk ka me rrezikshmeri mbyllet 1-1. Megjithe levizjet taktike qe bene trajneret ne pjesen e dyte dhe detyrat qe realizuan futbollistet, prape loja nuk kishte freski. U be pak e lexueshme dhe nuk kishte shpejtesi e befasi ne veprimet me topin dhe levizshmeria pa top la shume per te deshiruar e keshtu loja perfundoi 1-1.


Burreli- Oriku (1-0)

E pritur kjo fitore per ekipin vendas pasi lojtaret jane rikuperuar dhe shenjat u dhane ne mesjave ku luajten me Lushnjen dhe per pak fituan. Sot u futen me mendim vetem per fitore edhe pse perballe kishin nje ekip te organizuar e te vendosur mire ne fushe, por diferenca u be nga lojtaret e mesfushes vendase ku ata ishin promotore dhe nderlidhes te mire te mbrojtjes dhe mbeshtetjes se sulmit. Loja kishte nerv nga te dyja ekipet dhe topi qarkullonte me mendim ne drejtim te portave respektive por me efikas u treguan vendasit qe realizuan ne minuten e 16-te dhe arriten ta mbajne kete rezultat deri ne perfundim te 90 minutave.