Diten e sotme jane mbyllur ndeshjet e javes se trete te kampionatit, jave kjo qe ne fakt dhuroi edhe ndonje suprize siç ishte humbja e Skenderbeut apo dhe e Apolonise. Nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” vazhdon te publikoje analizen e seciles ndeshje, analize kjo qe vjen ekskluzivisht nga specialisti i njohur i futbollit Besnik Duli.
Turbina – Flamurtari (0-3)
Ky takim me rreshtimin taktik të skuadrave binte në sy vendosja e skuadrës vlonjate me 1-3-4-3, pra me prioritet sulmin dhe asaj vendase me 1-4-4-2 me qëllim të jenë sa më të bilancuar dhe më afër njëri-tjetrit për të mos të humbur por kjo nuk funksionoi se nuk iu përgjigjen ritmit të kundërshtarit. Në rezultat ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë në minutën e 45-të.
Loja ishte e dominuar në të dyja fazat e saj si atë sulmuese dhe atë mbrojtëse nga Flamurtari që me kalimin e minutave dhe e javëve me elementin që ka, mendoj që do jetë një ndër pretendentët por duhet një kosolidim i mirë i reparteve dhe cilësitë individuale të lojtarëve të veçantë të vihen në shërbim të skuadrës në kohën dhe momentin e duhur.
Korabi -Luzi (2-0)
Skuadra dibrane me këta lojtarë dhe me organizim e drejtim të saktë nga tekiniku Kumbarçe e me vendosjen e saktë taktike që po aplikon po tregon qëndrueshmëri në lojë dhe në rezultate dhe me Luzin nuk e diskutuan fitoren ku me qarkullim të saktë e të shpejtë ishte dominues përgjatë 90 minutave. Shumë pak tregoi Luzi. Lojtarët e tij nuk ishin të qartë nga ana taktike e të aftë në bllokimin e aksioneve dhe të godisnin portën e Korabit.
Lushnja -Besëlidhja (3-2)
Fitorja erdhi nga një goditje dënimi ku radhë shohim gola të tillë si ai i Pepës. Si lojë e me një rreshtim taktik 1-3-5-2 në detyrat sulmuese që tregonte se kishte qëllim fitoren, Lushnja e zotëroi topin më shumë dhe kishte saktësi në pasime e vertikalizime të topit në drejtim të portës mike dhe arriti të shënojë shpejt dy gola. Po më pas, loja e tyre ra e zotë të fushës me topin jane Hepaj me shokë të Beslidhjes, skuadër e cila në një prej aksioneve të saj me tre pasime arriti të shkurtojë shifrat në 2-1 dhe pas një presingu të lezhjanëve në zonën e Lushnjës pas një vendosje të gabuar e paaftësisë së një mbrojtësi vendas për të larguar topin përfiton sulmuesi i Besëlidhjes e këtu mbyllen 45 minutat e para 2-2.
Në pjesën e dytë vazhdon me një epërsi të lushnjarëve dhe me një dëshirë po jo me mendim të qartë taktik për të shkuar te goli dhe duhet theksuar se niveli i lojes në pjesën e dytë ra ndjeshëm. Goli i fitores erdhi nga një goditje dënimi e ekzekutuar super! Besëlidhja s’ka çfarë të humbasë e nuk dëshiron të dorëzohet. Shikon përpara drejt portës vendase dhe në fund pasi ekzekuton tre korne gati sa nuk barazoi. Megjithatë fituesi nuk gjykohet, por nuk më jep shpresë për lart.
Tërbuni – Tomorri (2-1)
Të dy ekipet me reshtimet e tyre taktike tregonin qartë vlerësimin që i kishin bërë ndeshjes dhe këto ia vështirësuan edhe kushtet atmosferike që i penguan jo pak në ritmin e lojës. Nuk u realizuan si duhet daljet në mbivendosje dhe krosimet nuk ishin efikase. Munguan alternimet në mesfushë dhe sulm, nuk kishte shpejtësi e kompaktësi veprimesh në të dyja skuadrat. Dëshirë e grintë për të fituar ndeshjen me shume shfaqi Tërbuni. Si erdhën situatat loja mund të shkonte drejt barazimit, po një goditje dënimi rezultoi fatale për beratasit të cilët e pësuan në limit.
Dinamo -Burreli (5-0)
Super-Dinamo është ndërtuar për Superioren dhe me lojën ndaj Burrelit tregoi se do jetë një ndër pretendentet kryesore. Në këtë ndeshje fuksionoi si ansambël i mirëorganizuar në të tre repartet dhe mendimi e veprimet e shpejta e daljet në mbivendosje ishin ato që i dhanë bukuri lojës e qarkullimi i topit nga mbrojtja në mesfushë e shërbimi për sulmin ishin perfekt me mbyllje të aksioneve me mendim të qartë në portën mike. Element tek i cili spikati ishte pasimi i topit vertikal që i dha bukuri lojës. Burreli nuk tregoi asgjë nga ajo që jemi mësuar të shohim jo së humbi e duhet të korigjohet sa nuk është vonë.
Oriku-Skënderbeu (1-0)
Lojë me dy mentalite të ndryshme si në vendosje taktike dhe në mendim për të zbatuar ato që donin trajnerët në fushë. Pak u mbajt topi në zotërim nga vendasit, pak më mirë nga Skënderbeu por jo që të rrezikojë portën e Orikut në pjesën e parë. E dyta është më e kujdesshme për dy ekipet në repartet e mbrojtjes dhe dublimeve e ngjeshjes për të mos humbur. Nuk kishte frymëmarrje për të zbatuar si duhet fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Mungoi pasimi vertikal dhe pasi i fundit për sulmuesit. E kur pritej barazimi i kësaj loje vjen goli i “vendasve” që iu jep fitoren. Orikumasit po mundohen të ndërtojnë një ekip për të qëndruar në kategori. Kurse korçarët nuk dhanë atë që pritej.
Besa-Apolonia (2-1)
Rivalitet në mes këtyre ekipeve që kërkojnë elitën. Duke parë vendosjet taktike të secilës skuadër në fillim loje dhe kujdesin që tregojnë në prapavijë duke mos bërë shumë në fazën sulmuese, ku pas minutës së 30-të Apolonia sikur është më bindëse në qarkullimin e topit dhe është me luftarake për topin e parë e bëhet zotëruese e tij dhe i afrohet portës vendase ku edhe arrin të shënojë golin dhe të menaxhojë mirë pjesen e parë. Ne te dyten skuadrat mundohen te pozicionohen mire me levizjet taktike qe bejne tekniket per te ndryshuar rezultatin Besa, e per ta ruajtur ate Apolonia.
Besa ka marrë inisiativën me zotërimin e topit dhe me lëvizjet e vazhdueshme të lojtarëve me e pa top duke i mbyllur fierakët në gjysën fushën e tyre. Ka funksionim të mirë të tre reparteve ku ka kombinacione të bukura e dalje nga krahët loja luhet me mendim dhe ka ritëm. Apolonia gaboi duke u tërhequr dhe i lëshoi terren Besës e cila jo që barazoi por edhe shënoi golin e dytë dhe kur ke besim e dëshirë dhe përgatitje të mirë mund të arrish të kthesh rezultatin siç ndodhl nga 0-1 në 2-1. Mendoj se do jetë një kampionat i luftuar nga shumë ekipe për Superioren.