Kastrioti komandon grupin A te Veriut ne Kategorin e pare, kjo si rezultat i asaj çfare kane dhene ne fushen e lojes pjesmarresit duke qene e vetmja skuader pa humbje.
Perfundon faza e pare dhe do e filloja analizen nga pozicioni i vendit te dyte e deri tek vendi i nëntë sepse te gjitha plus minus kane te njejtin nivel, thjesht situatat e ndryshme te faktoreve te jashtem dhe te brendshem qe behen dominues ne jave te caktuara. Do veçoja dhe vendin e fundit, Dinamon, e cila ndoshta mendon se sezoni fillon me janar por besoj se do jete shume vone…
Korabi-Kastrioti (0-1)
Ndeshje me nivel mbi mesatar e grupit A, ne pergjesi skuadrat u munduan te jene te kujdesshme dhe pjeserisht ne individualitete dhe ne pozicione standarte te godisnin njera tjetren.
Ekipi mik nga nje pozicion standart, topi i ndaluar, realizoi golin e fitores ne nje fushe te veshtire jo sepse aty nuk te lene te luhet futboll, perkundrazi aty luhet shume “fair” por sepse Korabi ka nje skuader shume te mireorganizuar kete sezon dhe kjo eshte ajo qe Kastriotin e ben qe te jete skuadra qe meriton superligen me kete qe ka paraqitur ne fazen e pare.
Burreli-Terbuni (1-0)
Dy skuadra te cilat kan pasur fillim te ndryshem te sezonit. Burreli e startoi dobet garen por e konsolidi grupin e lojtareve nga ndeshja ne ndeshje. Terbuni e startoi shum mire garen, por pati luhatje ne ndeshje te caktuara sidomos ne fushen e saj. Jane dy skuadra qe i duhen kategorise se pare dhe prandaj gara deri ne fund do jete shume e veshtire.
Dinamo-Veleciku (1-1)
Dinamo te cilen nuk ke çfare te japesh opinion per veç logos dhe historise se saj! Janari do jete vendimtar per kalimin e kesaj periudhe qe po kalon. Nderkohe Veleçiku mund edhe ta kishte fituar ndeshjen, ne siperfaqe analizojme sepse çfare ka kaluar ne fushe e dine aktoret, por kampionati tani fillon e behet me i veshtire.
Shkumbini-Egnatia (0-0)
Ekipi vendas gjate gjithe fazes se pare nuk ka shfaqur oshilacione nga ndeshja ne ndeshje, gjithsesi esht munduar te jete racional dhe te pershtatet me grupin e Veriut sepse nuk eshte mesuar te luaj ne kete grup. Egnatia vazhdon serine e barazimeve si ne startimin e sezonit dhe shohim ecurine sepse organika e saj si skuader e ben ate te jete me mire me pike.
Erzeni – Beslidhja (1-0)
Dy rivale per kreun. Do thoja e para, Gjorgjeviç si u informova nga media, gezohemi se eshte mire. Pastaj ndeshja tjeter histori ku Erzeni shfrytezoi faktorim fushe dhe pse jo perderisa arriti fitoren kunder nje rivali per kreun, duhet te vlersohet ne maksimum. Fitorja eshte shume me bukur me shume emocion kur arrihet ne minuten e 90-te.
Beslidhja do ritheksoja se nga ndeshja ne ndeshje, duhet te marre masa per ndertimin e nje skuadre me më shume alternativa ne menyre qe te arrije objektivin. Pra te kete nderhyrje ne merkato sepse me ate çfare ka dhene ne fazen e pare duket se ka nevoje per perfocime.
Si faze te pare ne grupin A konstatoj nje nivel jo te larte te lojes dhe si rezultat i ktij problemi eshte ndertimi i skuadrave. Mendoj se kategoria e pare shume me e forte ka qene ne vitet kaluara nga viti ne vit ka renie. Faktor kryesor jane:
1.Infrastruktura ne baze dhe elite
2.Nuk aktivizojme lojtart tone (nuk marrim nga baza)
3.Skuadrat nga sezoni ne sezon riformatohen dhe nuk e ruajne kontigjentin e sezonit te lene pas.
4.Shume probleme financiare.
5.Duhet nderhyrje ne lojtart e huaj qe aktivizohen. Numri i tyre duhet te jete me i vogel sepse vetem keshtu mund te marrim lojtar me nivel qe mund te permiresojne lojtaret tone, e jo te marrim lojtare me nivel me te ulet se lojtaret tane.