Ndeshja Skënderbeu- Vllaznia e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore e cila përfundoi në barazim 0-0, është analizuar edhe nga Ardian Mema i cili në lidhje me të është shprehur:

“E çuditshme kjo që ndodhi me Skënderbeun në ndeshjen e fundit. Luan një pjesë të parë si e barabartë me Vllazninë, madje mund ta godiste atë në momente të caktuara.

Vllaznia pati mundësinë ta përgatiste më mirë këtë ndeshje sepse në lojë ishin tre pikë për t’u marrë duke marrë edhe disnivelin që kishte me Skënderbeun, në elementin që kanë këto dy skuadra. Unë mendoj se ekipi nuk ishte përgatitë si duhet, ose nuk u shpreh në mënyrën e duhur në fushë.

Kuptohet që i ndikoi edhe kartoni i kuq i Adilit sepse mund të luante shumë më mirë në pjesën e dytë. Ndoshta objektivi i Skënderbeut ishte për të mos humbur, por kur të vjen shansi duhet ta shfrytëzosh dhe ai nuk e bëri këtë gjë ndaj Vllaznisë.

Kjo e fundit, për nga mënyra si shkuan gjërat, duhet të jetë e kënaqur me barazimin, ndërsa nëse do të ishte me 11 futbollistë në fushë, me siguri që do të kishte kërkuar fitoren”- është shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/