Specialisti i futbollit Shkelqim Muça e sheh situaten te Vllaznia si problematike, nisur edhe nga rezultatet qe ka patur ne kete fillim te kampionatit kur ka grumbulluar vetem 9 pike ne 8 ndeshje te luajtura.

Nje mendim te tille ai e ka dhene gjate analizes se zakonshme qe ben çdo te hene ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, kur ka analizuar edhe “klasiken” Vllaznia- Tirana e cila u luajt ne Kukes dhe u fitua 1-0 nga bardheblute.

“Tirana ishte në një pozicion të vështirë, ishte një ndeshje e vështirë në nivelin psikologjik. Tirana kishte dëshirë, por kishte dhe probleme, Vllaznia mund ta godiste.

Në minutat e fundit, Vllaznia u hap si skuadër, kishte një lojtar më pak dhe bardheblutë e shfrytëzuan. Mendoj se ishte një ndeshje që po shkonte drejt barazimit. Situatën te Vllaznia e shikoj problematike.

Ka lojtarë të mirë, por duhet të jenë më agresivë. Përgjegjësinë kryesore e ka trajneri, ai e pëson. Është detyrë e trajnerit, e stafit të ingranojë lojtarët”.