Kryendeshja e javes se 16-te te Superliges, ajo ne mes Tiranes dhe Vllaznise, ka qene objekt i analizes se specialistit te njohur te futbollit Shkelqim Muça.

Ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH ai e ka vleresuar kete takim si me te mirin e Vllaznise ne kete sezon, por njekohesisht eshte shprehur se stafi gaboi me Da Silven.

Ndeshja më e mirë e Vllaznisë, ndeshja më e dobët e Tiranës – “Ishte një ndeshje jo për Tiranën, një ndeshje shumë e mirë për Vllazninë. Shkodranët e kishin kuptuar shumë mirë se një humbje në këtë ndeshje mund ta nxirrte nga gara.

Luajti shumë mirë, deri sa stafi u nxitua duke larguar lojtarin brazilian, Da Silva dhe ai që u aktivizua në vend të tij ishte më i dobti. Megjithatë, Vllaznia ishte shumë agresive, Tirana ishte e shuar. Shkodranët zhvilluan ndeshjen më të mirë që kanë bërë deri më sot.

Tirana u shokua nga presioni i Vllaznisë dhe trajneri nuk mori masa, kishte lojtarë që ishin zero. Me pak fjalë, një nga ndeshjet më të dobta të Tiranës, një nga ndeshjet më të mira të Vllaznisë”.