Sfida Vllaznia- Kukesi eshte me e rendesishmja e dites se neserme, ne kuadrin e javes se 20-te te “Abissnet Superiore” dhe si rrjedhoje pritet me interes. Vendasit vijne pas dy humbjesh rradhazi ne kampionat ndersa miqte pas dy fitoreve qe e kane rritur shume moralin e tyre.
Megjithate per perballjen qe do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, specialisti i futbollit Shkelqim Muça sheh si favorit per fitore ekipin e Vllaznise. Nje mendim te tille ai e ka dhene gjate emisionit “Rubrika Sportive” ne RTSH ku eshte i pranishem ne rolin e analistit.
“Une mendoj se Vllaznia eshte favorite ne kete ndeshje sepse luan ne fushen e saj ku ka treguar se di te jete shume e forte. Nga ana tjeter, vertete Kukesi po kalon nje moment te mire, por duhet thene se ende ka probleme ne lojen e tij
Kjo eshte nje ndeshje karakteri per Kukesin. Nje fitore ne Shkoder do ta ndihmonte per t’u shkeputur nga pozicioni ku ndodhet dhe e kunderta. Por une mendoj se dhe Vllaznia e ka jetike fitoren e kesaj ndeshje dhe mendoj se ajo ka me shume shanse.
Une mendoj se do te jete nje ndeshje e cila do te jete e kendshme per t’u pare dhe besoj se ka per te prodhuar nje futboll te bukur, por e perseris, shoh si me shume favorite per te fituar Vllaznine”- eshte shprehur Muça./SHKODRA-SPORT.COM/