Qe Vllaznia e ketij sezoni luan bukur, kete tashme e pranojne te gjithe. Qe edhe gabon ne mbrojtje, edhe kjo tashme eshte nje realitet.

Ndodhi keshtu edhe ne ndeshjen e fundit, ate ndaj Teutes e cila e luajt ne stadiumin “Loro Boriçi” diten e diele dhe u fitua nga shkodranet 4-2.

Por duhet thene se ndonese Vllaznia kaloi ne avantazh 3-0 brenda 15 minutash, ne fund te pjeses se pare erdhi rezultati 3-2.

Kuptohet qe ne kete mes ka vend edhe per kritika, madje vete trajneri Brdariç pas ndeshjes u shpreh se ishte i kenaqur 85 % me skuadren. Nderkohe, duke i bere nje analize ndeshjeve te javes se fundit ne RTSH, specialisti i futbollit Shkelqim Muça, eshte shprehur keshtu per kuqeblute:

“Vllaznia, e bukur. “Vllaznia të kënaq kur luan, pavarësisht rezultatit. Krijon raste, sulmon me shumë forca, ka pjesëmarrje të gjerë. Ka disa mangësi në mbrojtje, por bën lojë, rrallë e gjen të fjetur”./SHKODRA-SPORT.COM/