Vllaznia është e përbërë nga lojtarë shqiptarë të cilët në sezonin e kaluar luanin ose me skuadrat e vendeve të fundit të Superligës, ose me skuadra që kanë rënë. Pra lojtarët vendas që ka brenda kjo skuadër, nuk kanë ardhur nga më të mirat e kampionatit.
Ajo ka bërë afrime të gjetura dhe të duhura. Përveç kësaj, këtyre lojtarëve po u merret maksimumi dhe ata janë në gjendjen e tyre më optimale sepse ishin po këta lojtarë që i kanë rrëzuar skuadrat e tyre nga kategoria, ose skuadrat e tyre kanë qenë në fundin e renditjes.
Të gjithë lojtarët shqiptarë janë tek katër skuadrat e vendeve të fundit, pra në atë nivel kanë qenë. Por performanca e tyre në krahasim me vjet, është komplet tjetër gjë. Marku është një lojtar tërësisht i transformuar, Gurishta është i transformuar e kështu edhe disa të tjerë.
Tek Vllaznia e sivjetme është bërë një “mishelë” shumë interesante. Ka një futboll shumë të bukur, një skuadër e projektuar për të luajtur përpara, një skuadër e cila gjithmonë sulmon dhe përveç ndeshjes me Teutën kur e pashë në vështirësi, në gjitha ndeshjet e tjera është një skuadër që nuk ndalon.
Eshte nje skuadër që nuk ndalon kur shkon 1-0, nuk ndalon kur është në disavantazh, gjithë kohën kërkon të shënojë dhe këtë gjë e kërkon me shumë lojtarë.
Unë do të isha shumë i kënaqur që të vazhdonte sa më gjatë ky trend, sepse e krijon edhe si një trend për gjithë kampionatin. Zakonisht në futbollin shqiptar ndodh që ajo skuadër e cila është e para në fundin e fazës së parë, e përfundon e para kampionatin.
Kështu që me atë çfarë po shfaq sot Vllaznia dhe me atë që po shfaqin skuadrat e tjera aktualisht, Vllaznisë nuk i mungon asgjë për ta çuar deri në fund këtë vendin e parë që mban aktualisht në renditje.