Ndryshimi i menyres se te luajturit te Vllaznia ne ndeshjen e fundit eshte verejtur tek te gjithe. Jo vetem tifozet, por edhe specialistet e mirefillte te futbollit, e kane evidentuar tashme kete gje.
Edhe Shkelqim Muça, gjate analizes se tij ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH duke u ndalur tek ndeshja e Vllaznise ndaj shijakasve eshte shprehur me superlativa per lojen e saj.
“Vllazninë e pamë me një ritëm tjetër, kishte shumë dëshirë, shkonin te porta shumë lojtarë. Krijoi edhe shumë raste. Është me ritëm tjetër, duket që diçka ka ndryshuar edhe në drejtim.
Më parë ishte e lexueshme, ndërsa në këtë ndeshje ishte shumë e shpejtë. Fjalë të mira mund të them edhe për Erzenin, pavarësisht humbjes. Tani Vllaznia është më e plotë, ka ardhur edhe Latifi”./SHKODRA-SPORT.COM/