Partizani – Tirana (1-2)
Pame nje super derbi ne nje ambient dhe atmosfere fantastike. Mekat qe futbolli shqiptar duhet te shohe nje ndeshje te tille vetem 1 here ne 2 muaj e gjysem! Tirana luajti me nje 4-2-3-1, me Torrasen mbas Ngose qe ne fillim beri nje presing ultraofensiv, pat posedimin e topit dhe tregoi qe ka hyre per fitore ne fushe.
Ndersa Partizani me nje 5-3-2 me befasoi per te keq, qofte kjo ne vendosjen taktike, po ashtu dhe ne perzgjedhjen e lojtareve duke lene ne stol lojtare si Asani e Çinari, protagoniste te titullit te vjetshem. Fillimi i lojes tregoi nje Partizan te trembur, te strukur ne mbrojtje ku vetem pas golit te shpejte te Tiranes dha disa impulse ku dhe gjeti shpejt golin e barazimit.
Por pas ketij goli e njejta situate deri ne perfundim te pjeses pare. Pjesa e dyte pati nje fytyre tjeter. Tirana qe pret ne gjysemfushe dhe Partizani qe ka posedim te topit po pa vertikalizime dhe pa triblimet e fantazine e lojtareve si Mala e Asani.
Kete 45 minutesh perseri Tirana eshte me e rrezikshme ne kundersulm me Torrasen qe per mua ishte lojtari i ndeshjes, Kobinan e Ngone dhe ne fund shperblehet me golin e minutes se fundit plotesisht te merituar, ardhur si rrjedhoje e nje kundersulmi tipik ku perfitoi nga gabimi i Romeros dhe nje tjeter gabim i Boldor qe nuk ben nje faul taktik. Perfundimisht, pame nje ndeshje kartoline per vitrinen e futbollit shqiptar.
Laçi- Luftetari (4-0)
Nje ndeshje pa shume histori ku perballe ishin dy skuadra me pretendime te ndryshme. Luftetari qe duket i dorezuar, ndersa Laçi pretendon pse jo dhe titullin me kete ecuri qe ka. Ndeshja nuk pati histori, dominim total i Laçit ne çdo aspekt te lojes pavaresisht kundershtarit te dorezuar.
Me pelqeu serioziteti qe treguan gjate 90 minutave ku paten qarkullim te mire te topit, krijuan raste dhe u mbrojten shume mire. Luftetari ka disa elemente te rinj te mire qe do evidentohen ne vazhdim por qe nuk mjaftojne per te marre rezultate te shpejta pasi nuk kane pervojen e duhur.
Flamurtari – Bylis (2-2)
Per nga pozitat i humbur nga ky takim del Bylis qe la 2 pike. Ndeshje e hapur me te dyjat skuadrat qe nuk kishin ekuiliber ne loje. Mund te fitonte secila prej skuadrave pasi rastet nuk munguan. Me vjen keq qe pas Tiranes dhe Vllaznise, kampionati tjeter do privohet dhe nga nje tjeter ekip i madh si Flamurtari qe me gjasa e ka prere bileten per kategori te pare. Ndersa Bylis vazhdon te jete nje suprize e bukur e ketyre javeve, megjithese dje mendoj se i humbi 2 pike.
Skenderbeu – Vllaznia (0-1)
Pame nje ndeshje kryesisht te luftuar ne mesfushe, pa shume raste shenimi e qe u zgjidh nga nje veprim teknik individual i Shtubines. Taktika e zhjedhur nga trajneri Jonuz ishte e duhura pasi duke pare cilesite individuale te sulmuesve te Skenderbeut nuk iu la hapesire duke e vendosur mbrojtjen poshte dhe duke i lene qarkullimin e topit skenderbeut dhe u mundua te luante me gabimet e kundershtarit. Vllaznia mori nje trepikesh te rendesishem, ndersa Skenderbeu rrezikon seriozisht playout-in.
Kukesi – Teuta (4-0)
Ndeshje qe u dominua nga Kukesi, por qe vlerat e fitores ia uli pak arbitri me 2 penallti te paqena. Megjithate Kukesi ka rritje keto jave, ndikuar dhe nga rritja e formes sportive e dy prej lojtareve me te mire jo vetem te Kukesit por te krejt kampionatit si Abazaj ashtu dhe Gavazaj te cileve po iu le hapesira behen te pamarkueshem prandaj dhe taktika e trajnerit Duro duke iu dhene terren kundershtareve po rezulton efikase.
Teuta perpos gabimeve te arbitrit nuk prodhoi loje per te marre diçka me shume perveç nje 10- minuteshi te pare gjate pjeses se dyte ku e vuri ne veshteresi kundershtarin qe eshte shume pak per nje ekip qe ka objektiva madhore.