Shqipëria e ka humbur takimin miqësor ndaj Kosovës me rezultatin 0-3, në një takim miqësor i cili është komentuar gjerësisht, për rezultatin dhe lojën e prodhuar nga kuqezinjtë.
Një analizë të veçantë për këtë ndeshja ka bërë edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.
Në një intervistë për “IndeksiOnline”, ai shprehet se Shqipëria është sjellë në fushën e lojës si një ekip lagjesh, ku secili futbollist luante për qefin e tij.
“Kosova luajti shumë e disiplinuar faktikisht, e motivuar shumë dhe e etur për rezultat. Sidomos faza e mbrojtjes më pëlqeu shumë dhe kundërsulmet.
Shqipëria nuk u duk fare si kombëtare, më shumë ngjante me ekip amator apo ekip i lagjes ku luajnë secili për qejf të vetin.
Panuçi po eksperimenton pa pasur shumë ndjenja për rezultatet e korrura. Futbollisti më i mirë ishte vetë trajneri i Kosovës, i cili e kishte përgatitur këtë ndeshje në mënyrën perfekte”, ka thënë Munishi./vipsport/