Fillimi i fazes se dyte ne Kategorine e pare te grupit A ne skuadrat kryesuese nuk ka supriza. Kastrioti vazhdon i vetem kryesimin me serine e rezultateve pozitive duke vazhduar te mos njohe humbje.

Skuadra tjeter, te ciles ndoshta pushimi i beri mire, kjo te pakten per kete jave me fitoren bindese ne Peshkopi, eshte Beslidhja e cila bashke me Kastriotin po behen komandueset e Grupit A. Vlen per t’u theksuar edhe fitorja e Dinamos e cila mori pike mbijetese kunder nje kundershtari direkt. Konkretisht me te detajuar analizen e kesaj jave e keni me poshte:

•Egnatia-Kastrioti (0-1)
Kastrioti vazhdon dominimin duke pasur shume stabilitet ne çdo ndeshje ku objektivi paresor eshte Superiorja! Egnatia pavarsisht grupit te mire te lojtareve qe ka ne dizpozicion nuk po arrin te marre rezultatet e duhura.

•Korabi-Beslidhja (1-2)
Korabi nje skuader e cila eshte paraqitur shume mire ne fazen e pare dhe besoj se do kete ecuri pozitive edhe ne kete periudhe te fazes se dyte deri ne merkaton e Janarit. Duhet vleresuar hyrja ne kete faze e Beselidhjes me marsh kampioni, duke fituar kunder nje rivali dhe kjo eshte merite e padiskutueshme e stafit bashke me organiken e skuadres.

Kam theksuar se pas javes se 10-te skuadrat do na krijojne me shum ide per pozicionet e renditjes dhe kete e shohim ne katershen e pare ku Kastrioti & Beselidhja po fillojne e bejne llogarite per te kapur objektivat. Ndoshta Beselidhja me pak vones, por rruga eshte e gjate dhe mundesite jane.

•Erzeni- Veleçiku (2-0)
Ekipi mik nuk e menaxhoi mire javen e pushimit, natyrshem nuk i sherbente sepse ishte me ritme shume te mira duke marre shume pike me lojera bindese. Erzeni shfrytezoi faktorin fushe dhe me organiken qe ka do rivalizoje deri ne fund dy kryesueset.

•Dinamo-Terbuni (2-0)
Dinamo mori piket ne momentin e duhur me kundershtarin e duhur. E kam theksuar se çdo skuader qe do luaje me Dinamon, sidomos pas janarit, duhet t’i beje mire llogarite. Por arriti qe te reagoje me shpejt duke marre nje trepikesh me shume vlere, kunder nje Terbuni i cili po shfaq shume destabilitet nga java ne jave.

•Burreli – Shkumbini (2-1)
Skuadra e Burrelit eshte duke menaxhuar me perpikmeri ndeshjet brenda dhe padiskutim ka merite te jashtezakonshme stafi i cili pas nje fillimi shume te dobet te skuadres arriti qe ta fuse skuadren ne pretendime te kapin vendin e katert. Persa i perket ekipit te Shkumbinit e kam theksuar se faza e pare i ka sherbyer te pershtatet me grupin e Veriut ndersa tani duhet te filloje te marre rezultate sepse perndryshe do rrezikohet.

Permbledhje: Faza e dyte na jep nje pasqyre ku Kastioti eshte po ai i fazes se pare, me ritem kampioni. Beselidhja eshte “nendetesja” e cila kerkon te jete ne keto ritme dhe e beri me se miri me rezultat dhe loje bindese ne Peshkopi. Kemi dy skuadra Erzeni & Korabi qe duan te krijojne shkeputjen per te siguaruar 4-shen e pare dhe per te rivalizuar deri me fund kryesueset.

Gara per mbijetese do jete shume e ashper nga vendi i 5-te e deri tek vendi i 10-te ku edhe ketu Burreli po tregon se do jete komandues i ketyre skuadrave te cilat deri ne periudhen e merkatos duhet te japin maksimumin.
.