Edhe java e 11-te ka perseri kryesues Kastriotin pavaresisht se pesoi nje humbje kete jave, ai perseri vazhdon kryesimin. Beselidhja me fitoren ndaj krutaneve, rihap garen teksa ne dy ndeshjet ndaj ketij kundershtari i ka marre 4-pike! Persa i perket ndeshjeve te tjera mendoj se ekipet vendase humben nga 2 pike me barazimet e tyre ku vetem Veleçiku humbi nje trepikesh me shume vlere kunder nje kundershtari shume te forte si Korabi.
Konkretisht kryendeshja e javes:
Beselidhja – Kastrioti (1-0)
Nje ndeshje shum e kujdeseshme ku Beselidhja kerkonte vetem fitoren, kurse Kastrioti edhe me nje barazim ishte i kenaqur.
Ekipet me ate qe paraqiten ne fushe treguan se jane me te mirat e ketij grupi, te cilit Beselidhja sot me kete fitore i dha me bukuri, rivalitet gares. Deri me momentin e daljes me karton te kuq, skuadrat nuk tentuan te rrezikonin shume, pastaj detyrimisht Beselidhja tentoi me shume dhe normalisht edhe Kastrioti nuk eshte se u perqendrua shume per ta kthyer ne motivim te dyfishte daljen me te kuq te Selacit.
Gje te cilen Beselidhja e shfrytezoi me se miri nga nje top i ndaluar pozicion standart duke arritur te shenoje golin aty ku kundershtari eshte me fanatik dhe pika e tyre me e forte. Me kete fitore Beselidhja jo vetem rihap garen por i shkakton humbjen e pare Kastriotit. Dhe siç e kam thene javen e kaluar, Beselidhja si nje nendetese po arrin ta mbylle kete periudhe te pare te aktivitetit aty ku duhet, pavaresisht gabimeve te bera.
Veleçiku- Korabi (1-2)
Veleçiku me kete humbje fut ne probleme serioze ecurine e tij per arritjen e objektivit, te cilin pavaresisht se pat nje fillim te dobet, arriti te permirsohet nga ndeshja ne ndeshje. Ndoshta Veleçiku do do donte te fillon pushimet qe kete jave, por ka dhe nje ndeshje kete fundviti dhe duhet ta vleresoje ne maksimum. Korabi realizoi me se miri ndeshjen ne te gjitha aspektet duke arritur te menaxhoje situatat jo vetem si ndeshje jashte por edhe kunder nje kundershtari me epersi numerike, ku vlen per t’u pergezuar sepse ishte shume i qarte ne variantet tekniko-taktike edhe se erdhi pas nje humbjeje ne fushen e vet.
Shkumbini – Dinamo (1-1)
Ndeshje me probleme te cilat ne fund te saj u acaruan duke denigruar deri me dhune ofendime kunder gjyqtarit. Gjithmone flasim, analizojme ne siperfaqe sepse nuk i ndjekim ndeshjet por vetem ecurine e skuadrave. Shkumbini nuk eshte se ka zhvilluar nje kampionat te mire dhe ne kete perballje perseri deshtoi duke lene 2 pike. Dianamo ne rritje por uroj qe te rritet vete ne fushen e lojes me mundesite e vete, jo me ndihmen e tjereve sepse nese ndodh ashtu, gara fillon shume shpejt dhe prishet.
Terbuni-Erzeni (1-1)
Terbuni vazhdon te gaboje ne fushen e vet dhe kjo nuk eshtw e mire per ecurine. Pavaresisht se Erzeni eshte skuadra qe ka zhvilluar nje kampionat te mire deri ne kete moment qe po flasim.
Burreli-Egnatia (1-1)
Vendasit nuk arriten te merrnin fitoren e cila do i bente konkurent per vendin e katert, sepse kunder kishin nje skuader qe e kam theksuar ka nje organike lojtaresh qe meriton pike me shum se ato qe ka aktualisht. Gjithsesi keto dy skuadra per nga organizimi dhe organika i shikoj si komandueset e zones se 6 skuadrave qe do luftojne per mbijetesen.
Konkluzionet e javes se 11-te:
1- Rihap garen per vendin e parë.
2- Rikonfirmon nje Dinamo qe sido qe te jete nuk do jete ne ate pozicion te fundit ne tabele ne fund te sezonit!