Nga sot rikthehet serish ne “Shkodra Sport” edhe analiza e javes per ndeshjet e Kategorise Superiore. E nisur pak jave me pare nga Armando Cungu, kjo tashme rikthehet per ju te nderuar lexues nga nje tjeter trajner dhe specialist i njohur: Samuel Nikaj. Ai me profesionalizem do te analizoje me hollesi gjithçka ndodh ne ndeshjet e javes duke nisur nga keto te javes se 14-te qe u luajten dje dhe sot. Ndiqeni me poshte ate:
Analize nga Samuel NIKAJ
*Luftetari – Vllaznia
Ishte nje ndeshje jetike per te dy ekipet. Dhe menyra e vendosjes te linte te kuptoje rendesine e ndeshjes. Luftetari me nje 5-4-1 dhe Vllaz me 4-4-1-1 tregonte skuadra qe kishin frike nga humbja. Persa i perket lojes, deri ne minuten e 70-te kishim nje Vllazni me posedimin e topit dhe nje Luftetar qe kundersulmonte rrezikshem qe madje kishte 2 a 3 raste te pastera shenimi.
Me nderrimet e bera, Vllaznia tentoi fitoren por dhe Luftetari nuk po pajtohej me barazimin. Prandaj dhe ne 20 minutat e fundit loja u be ne tranzicion ku perfitoi Vllaznia qe per hir te se vertetes ka me cilesi dhe pjekuri ne ekip. Fitorja Vllaznise i siguron mbijetesen perfundimisht ndersa Luftetari eshte zhytur me thelle drejt kategorise se pare.
*Bylis- Partizani
Nje ndeshje qe te ben te ndalesh e te mendosh gjate per te. Nga njera ane Partizani super favorit, kampion ne fuqi dhe Bylis skuader e ardhur nga kategoria e pare me lojtare pa shume emer ne Superiore por me 2 a 3 senatore dhe me nje menaxhim te mire nga stafi drejtues, po tregon futboll te bukur dhe rezultativ.
Bylis per mua taktikisht eshte skuader per t’u marre shembull, ben presing ultra ofensiv, perfiton shume nga tranzicioni pozitiv, mbrohet shume mire dhe repartet ruajne shume mire distancat. Ndersa Partizani eshte larg te vjetshmit. Nje sezon me pare kishte mbrojtje te mire dhe individualisht bente diference ne sulm ndersa kete vit mundohen taktikisht te jene ne ekuiliber por s’po ia arrijne te kene nje identitet loje te mirfillte.
*Tirana- Kukesi
Ne kendveshtrimin tim jane 2 skuadrat me te mira ne perberje, me lojtare klasi ne rradhet e tyre. Ndeshja filloi mire per Tiranen dhe vijoi me shenimin e golit. Pas tij lojen e mori ne dore Kukesi, dominoi ne çdo aspekt dhe e meritoi fitoren. Mendoj se tirana reflektoi ne loje tensionet qe ka vitet e fundit ekipi, ndersa Kukesi me 2 blerje te zgjuara, nje qendermbrojtes dhe nje mesfushor qendre, do behet me siguri kampion.
*Laci – Flamurtari
Fitore me merite e Laçit. Dominoi ne çdo aspekt ndaj nje kundershtari qe ka emra cilesor por problemet administrative normal qe ndikojne ne lojen e tij. Laçi ashtu si Bylis, tregon qe futbolli nuk luhet me emra, ekip i miremenaxhuar. Me beri pershtypje serioziteti ne loje gjate 90 minutave, çdo here skuadra ishte ne ekuiliber.
Laçi ka nje lojtare si Nuabueze qe per mendimin tim eshte sulmuesi me i mire ne Shqiperi dhe diferenca qe ben ai eshte diferenca qe ka Laçi me ekipet e tjera. Kjo skuader me duket e ndertuar per Europe por me 3 blerje te goditura, mund te sulmoje dhe pse jo titullin kampion ose Kupen e Shqiperise.
*Teuta- Skenderbeu
Nje ndeshje e forte, shume e dyluftuar per vete pozicionet qe kane ne tabele. Pame nje Skenderbe te ndryshem nga ai qe jemi mesuar me pare, pasi ekipet e drejtuar nga Ilir Dajes gjithmone kane luajtur me qarkullim te dendur te topit ndersa sot i besoi kundersulmit dhe driblimeve nje kundra nje te sulmuesve te krahut, gje qe dhe nuk funksionoi ndersa Teuta pati fat. Fitoi fale nje episodi por ne fund te fundit e deshiroi me shume fitoren, pati me karakter dhe ne luften e topit te dyte pati epersi.