Bylys – Luftetari (1-0)
Nje ndeshje e lehte ne leter per Bylisin por qe nuk rezultoi ashtu sepse Luftetari dhe pse me djem krejt te rinj rrezikoi disa here me kundrasulme dhe standarte. Luajti mire ne bllok, shfaqi grinte dhe besoj qe me pak perforcime dhe me nje organizim me ndryshe, mund te perserise Kastriotin e vjetshem qe luftoi deri ne javen e fundit. Tek loja e Bylisit ndikoi dhe presioni i pikeve, por si gjithmone luajti presing ne çdo cep te fushes dhe me standarte rrezikoi disa here porten por la ndonje hapesire mbrapa duke mos qene shpesh ne ekuiliber, por gjithsesi edhe pse fitore e vuajtuar ishte e merituar.
Partizani – Vllaznia (1-0)
Nje ndeshje e forte, me raste nga te dyja palet. Ne pergjithsi nje ndeshje e mire e Vllaznise por qe vazhdon te vuaje ne konkretizimin e rasteve dhe jo vetem kete ndeshje por gjate gjithe fazes se pare. Kjo per faktin se ne organike i mungojne 2 ose 3 sulmues te mirefillte ndersa Partizani pavaresisht fitores nuk me duket ekip per kampion. Nuk prodhon loje sulmuese graduale me shume stacione, por pret vetem nga kualiteti i individeve ndersa dhe ne mbrojtje shpesh po le hapesira dhe po mos te kishte ate portier qe ka, do kishte pesuar me shume gola.
Laci – Tirana (1-2)
Ndeshje shume e forte por ne nje terren te veshtire. Mendoj se fitoi grinta e Tiranes, luajti fort, fitoi dyluftimet plus qe ka super individualitete. Kjo Tirane na tregon qe futbolli nuk eshte matematike, thjeshte duhen 11 burra qe japin shpirtin dhe sakrifikojne per njeri tjetrin, ndersa persa i perket Laçit mendoj qe ka ndryshur pak nga ai ekipi i para do viteve. Luan me bukur por nuk e ka agresivitetin, deshiren, sakrificen qe ka patur ne ADN-ne e tij ekipi i Laçit nder vite mendoj qe ne janar ka nevoje per merkato per te synuar Europen.
Kukesi – Skenderbeu (1-1)
Nje barazim qe per Kukesin eshte si nje humbje. La 2 pike qe ne fund kane per t’i peshuar rende. Skenderbeu ka ende hijen e mire te viteve te fundit, ka 5 ose 6 lojtare kualitativ dhe trajnerin me te mire ne Shqiperi dhe ka mbledhur me shume pike sa ç’meriton me organiken qe ka. Ndersa Kukesi siç e kam theksuar, ka nevoje per nderhyrje ne repartin difensiv si dhe ne mesfushe pasi ka raste qe gjate 90 minutave humbet shpesh ekuilibrin dhe per t’u shpallur kampion duhet te plotesoje organiken pasi shprehja “sulmi fiton 1 ndeshje, por mbrojtja te fiton kampionatin”, i shkon pershtat ketij Kukesi.
Flamurtari – Teuta (1-3)
Ndeshje e zhvilluar ne 2 dite. Dominim total i Teutes qe po shfaq grinte dhe nje loje sulmuese, ka entuziazem dhe po e shfaq ne loje ndersa Flamurtari eshte ne krize totale. Te vjen keq qe kampionati jone po humb nje tjeter ekip te madh. Vlen te permendet efekti i tranjerit Martini tek Teuta dhe me kete ritem pikesh do shohim me siguri nje Teute ne Europe, pse jo dhe kampione ndersa Flamurtari do e kete te zorshme te ringrihet nga fundi, por jo te pamundur sepse Flamurtari mbetet Flamurtar.